business

FTESE PER OFERTE: Hapësirë/ Sallë/ Akomodim

  • star Publikuar: 24-01-2024
  • star Skadon: 21-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren, Gjakovë, Gjilan
Shikime 1450

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetarë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve fton ofertuesit e specializuar dhe të interesuara për: Hapësirë/ Sallë/ Akomodim, për realizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave, dhe takimeve në kuadër të aktiviteteve të të gjithë projekteve të Organizatës.

Salla do të përdoret për të përmbushur aktivitetet e planifikuara gjatë vitit që do të ofrojnë mundësi për, zhvillim professional të punonjësve, punëtori me fëmijë, shkëmbimin e përvojave me partnerë dhe bashkëpunëtorë, zgjerimin e partneriteteve dhe promovimin e punës së organizatës.

Aktivitetet planifikohet të organizohen në njërin nga qytetet si: Pejë, Prizren, Gjakovë ose Gjilan. Salla/ Hoteli duhet të jetë brenda qytetit me kapacitet deri 30 persona.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Për aktivitetet në fjalë duhet të përfshihet:

  • Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete deri 30 pjesëmarrës,
  • Salla duhet të ketë projektor, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, e preferuar mundësiprintimi.
  • Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndricim dhe qetësi
  • Akomodimi me mëngjes në dhoma teke dhe dyshe
  • 2 shishe ujë dhe 2 kafegjatë punëtorisë
  • Dreka (supë, sallatë,pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije joalkoolike
  • Darka (supë, sallatë,pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije joalkoolike

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:

  1. Akomodimi me mëngjes për person dhomë njëshe
  2. Akomodimi me mëngjes për person dhomë dyshe
  3. Dreka me një pije joalkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
  4. Darka me njëpije joalkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
  5. 1 Kafe
  6. 1 Shishe evogël ujë
  7. Salla për njëditë pune

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Çmimet për njësi sipas specifikacionit
  4. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljessë Ftesës për Ofertë

Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 21.02.2024në email adresën: [email protected]