business

Drejtor i shitjes, Menagjer i shitjes, Teknolog ushqimor, Menagjer i prodhimit, Demonstrues/Pasticer/Bukëpjekës

  • star Publikuar: 05-09-2023
  • star Skadon: 19-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Korabi Puratos
Kategoritë Të tjera, Shitje, Menaxher/e
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1634

Korabi Puratos eshte kompania me e madhe ne vend qe merret me shitjen e lendes se pare per pasticeri,gelateri dhe per prodhimet e furrave te bukes.

Per shkak te rritjes se pergjithshme si kompani jo vetem ne shitje por edhe n prodhim, ofrojme vende te lira pune si:

  • Drejtor i shitjes,
  • Menagjer i shitjes,
  • Teknolog ushqimor,
  • Menagjer i prodhimit,
  • Demonstrues /Pasticer/Bukëpjekës.

-------------------------------

Drejtor i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr masat e nevojshme për të realizuar objektivat e kompanisë duke marrë efiçencën maksimale nga cdo punonjes të ekipit të tij;
  • Përgjigjet për vendosjen e objekivave të shitjes për çdo rajon shitje, të ndarë me muaj bazuar në analizat e tregut, rajoneve, kanaleve e klientëve;
  • Mban në monitorim të vazhdueshëm tregun dhe ndërton sistemin më të përshtatshëm për të arritur objektivat e caktuara;
  • Të zhvillojë strategjinë e shitjes për kompaninë;
  • Bën caktimin e buxheteve, parametrave, specifikimet e performancës dhe vlerësimet e shitjeve;
  • Rritja e shitjeve të produkteve dhe zgjerimi i tregut;
  • Gjetja e klienteve të rinj potencial, dhe lidhja e kontratave të bashkëpunimit;
  • Mirëmbajtja e marëdhënjeve të mira me klientët aktual;
  • Kalkulimi i targeteve të arritura dhe aplikimi i bonuseve për forcën shitëse;
  • Raportimet rutinore tek bordi mbi rezulatet e shitjeve;
  • Detyra të tjera siç mund t'i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifi­kimet:

  • Diplomë universitare në drejtimet Ekonomike, Menaxheriale;
  • Përvojë pune 5 vite në pozicione të ngjashme;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe prezantimi;
  • Aftesi të menaxhimit dhe lidershipit.

-------------------------------
Menaxher i shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe përmirësimi i shitjeve në rajonin e Kosovës;
  • Motivimi i ekipit të shitjeve;
  • Prezanton dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë tek klientët potencial;
  • Zgjeron tregun nëpërmjet kërkimit dhe negocimit me klientë të rinj;
  • Organizimi i aktiviteteve të marketingut dhe promocioneve;
  • Menaxhimi dhe trajnimi i ekipit të shitjeve;
  • Arritja e targetit të shitjeve;
  • Monitorimi dhe matja e aktivitetit të shitjeve;
  • Përgaditja e raporteve të shitjes, stokut dhe raporteve tjera sipas kërkesës së menaxhmentit;
  • Bën hulumtimin dhe monitorimin e konkurrencës në treg si dhe sygjeron kompaninë për hapat e mëtejmë;
  • Kryen vizita te Top Klientët në bazë të planit javor/mujor të vizitave.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare
  • Eksperienca e punës minimun 3 vite shitje.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe raportuese.
  • Aftësi të shkelqyera bindese, aftësi për të dalluar mundesitë dhe për t’i ndjekur ato.
  • Perparsi Gjuha angleze
  • Të posedoj leje drejtimi automjeti (klasi B).

-------------------------------
Teknolog Ushqimor

Detyrat dhe pergjegjsite:

  • Implementon planin e parashikuar te prodhimit;
  • Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para;
  • Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve;
  • Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë;
  • Kontrollon nëse linja e prodhimit i përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi;
  • Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standard dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore;
  • Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet;
  • Bën inspektimin e vazhdueshem të proceseve të prodhimit si dhe kualitetin e produkteve;
  • Siguron qe procesi i prodhimit deri tek produktet finale realizohet dhe mirëmbahet sipas standardeve.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ‘’Teknologji ushqimore”
  • Preferohet të kete eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.

-------------------------------
Menaxher/e i/e prodhimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i tërë procesit të furnizimit, prodhimit;
  • Planifikimi afatshkurtër dhe afatgjatë i procesit të prodhimit;
  • Alokimi i resurseve dhe materialeve të nevojshmë për kryerjen e punëve;
  • Koordinimi i ekipeve i cili siguron cilësi të lartë dhe arritje të afateve kohore;
  • Sigurimi i kualiteit të lartë gjatë procesit të prodhimit;
  • Raportimi i vazhdueshëm tek menaxhmenti i lartë;
  • Zhvillon standardet ushqimore, rregulloret e sigurise dhe ato saniitare , si dhe bën menaxhimin e të gjitha proceseve te prodhimit.
  • Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku 2 vite përvojë pune të drejtëpërdrejtë në procese të prodhimit në fabrikë;
  • Preferohet të ketë te përfunduar nivelin Bachelor në drejtime ekonomike apo të posedojë certifikime relevante;
  • Aftësi të mira në lidership dhe komunikim;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Njohuri te pakos së Microsoft Office.

-------------------------------
Demonstrues / Pastiçer/Bukëpjekës

Kualifikimet / Detyrat dhe pergjegjsite:

  • Të këtë përfunduar arsimin e mesëm në shkollën Hoteleri Turizëm;
  • 3 vite punë experiencë në profesion;
  • Te jetë kreativ dhe frymëzues në artin e pastiçerisë;
  • Të ketë kulturë bashkëpunimi;
  • Të jetë fleksibël në oraret e punës.

Përparësitë:

  • Të ketë diplomë universitare ose çertifikata trajnimesh në fushën e pastiçerisë.
  • Të jetë njohës i mirë i anglishtes;
  • Preferohen personat me përvojë në dhënie të trajnimeve.

Te interesuarit le te dergojne nje CV me te dhenat tyre ne emailin [email protected] ndersa per informata te tjera le te kontaktojne permes numerit te telefonit 049468444.