business

Specialist/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 04-11-2024
  • star Skadon: 14-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEDS Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 752

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Burimeve Njerëzore më datë 01-11-2024 shpall konkurs pune:

Specialist/e i/e lartë i/e Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Menaxhon dhe zbaton saktë ndryshimet komplekse të sistemit/aplikacionit të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore dhe sigurohet që janë në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Menaxhon planin, procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes se kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
  • Administron në mënyrë efektive planet dhe politikat e përfitimeve të punonjësve, kompensimin, rekrutimin dhe marrëdhëniet me punonjësit;
  • Ofron këshilla për të punësuarit dhe Menaxhementin në lidhje me çështjet e BNj;
  • Monitoron proceset e menaxhimit dhe vlerësimit të performancës;
  • Harton dhe përgatit raporte, vlerësime, prezantime në përputhshmëri me formatet e kërkuara.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim universitar, Bachelor në: Burime Njerëzore, Ekonomi, Juridik, Psikologji apo fusha të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Aftësi te shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore;
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit, koordinimit, organizimit dhe planifikimit;
  • Të ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze;
  • Të ketë eksperiencë në sistemet e informacionit të BNj.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO KETU