business

Asistente Kontabiliteti

  • star Publikuar: 10-06-2025
  • star Skadon: 22-06-2025
Kategoritë Kontabilitet
Vendi i punës Pejë
Numri i pozitave 1

📢 Shpallje për Vend Pune: Asistente Kontabiliteti

Zyra e shërbimeve të kontabilitetit “Labi-G” – Pejë

Zyra jonë ofron shërbime të kontabilitetit për një portofol të gjerë klientësh nga industri të ndryshme. Jemi në kërkim të një Asistente Kontabiliteti të përkushtuar, me dëshirë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në një ambient të qetë dhe bashkëpunues.

⸻

✅ Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Regjistrimi i dokumenteve financiare sipas standardeve të kontabilitetit.
• Asistimi dhe përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore për klientët.
• Mbajtja dhe përditësimi i librave të shitjes, blerjes, bankes dhe arkes.
• Llogaritja e pagave dhe përgatitja e deklarimeve të kontributeve dhe tatimeve.
• Deklarimi i tatimeve përmes EDI dhe platformave të tjera elektronike.
• Komunikimi me klientët dhe ofrimi i këshillave kontabël dhe fiskale.
• Bashkëpunimi me ekipin për përgatitjen dhe mbylljen e bilanceve.

⸻

🧾 Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
• Diplomë universitare në Ekonomi, drejtimi Kontabilitet-Financa.
• Përvojë pune në kontabilitet apo pozita të ngjajshme.
• Njohuri të mira të MS Excel dhe programeve të kontabilitetit (p.sh. Bilanc, Finabit, Rikont, Pro-data).
• Njohje e legjislacionit fiskal në Kosovë.
• Aftësi analitike, saktësi dhe përkushtim në punë.
• Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar afatet.
• Njohja e gjuhës Angleze (e preferuar).
• Kontabilist i çërtifikuar nga njëra nga shoqatat e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (e preferuar).

⸻

🎯 Çfarë ofrojmë:
• Kontratë pune sipas ligjit me orar të plotë (Hëne-Premte).
• Mundësi për të fituar përvojë praktike me kompani nga industri të ndryshme.
• Ambient pune profesional dhe mbështetës.
• Trajnime dhe mundësi zhvillimi në fushën e kontabilitetit dhe ligjit tatimor.
• Mundësi për rritje të vazhdueshme dhe avancim në karrierë.

⸻

📬 Aplikimi:

TĂ« interesuarit/at mund tĂ« dĂ«rgojnĂ« CV-nĂ« nĂ« emailin: [email protected], deri mĂ« datĂ«n 22.06.2025.

📍 Lokacioni: Pejë

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu