business

Specialist Mjedisor, Social dhe të Qeverisjes

  • star Publikuar: 20-09-2024
  • star Skadon: 27-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 923

Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligji Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton:

Shpallje

për

një (1) Specialist Mjedisor, Social dhe të Qeverisjes

06/09/2024

Numri i referencës: 04/2024

Informacion i përgjithshëm

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.

Përshkrim i përgjegjësive të punës

Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të mbështesë FKGK-në në zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (SMMS) në FKGK. Ai/ajo do të mbështesë Institucionet Financiare të Regjistruara (IRF) të FKGK për të zhvilluar SMMS-të e tyre dhe do t'i këshillojë ata në të gjitha fazat e zbatimit të SMMS-ve të tyre përkatëse, përfshirë çdo trajnim/ndërgjegjësim të lidhur me mjedisin dhe aktivitetet e koordinimit, sipas kërkesave të FKGK-së.

Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:

  • Siguron që SMMS eshte zhvilluar dhe zbatuar në FKGK;
  • Mbështetë FKGK-në në përshtatjen dhe përmirësimin e SMMS-së aktuale sipas Standardeve të Performancës së IFC-së, legjislacionit kombëtar dhe kërkesave të tjera të donatorëve;
  • Përditëson Manualin Mjedisor dhe Social (M&S) në FKGK;
  • Propozon ndryshime/përmirësime në Politikën aktuale të Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS);
  • Zhvillon dhe organizon programe të trajnimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor dhe social, sipas nevojës, për personelin e FKGK-së dhe IRF;
  • Vlerëson SMMS-në ekzistuese të IRF-së dhe propozon ndryshimin aty ku është e nevojshme, në mënyrë që të jetë në përputhje me politikat dhe praktikat më të mira të FKGK-së;
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në procesin e modifikimit të dritareve ekzistuese ose të dizajnimit të dritareve të reja të garancisë kreditore në FKGK, në mënyrë që të sigurohet që janë në përputhje ose promovojnë praktikat më të mira të ESG në procesin e ndërmjetësimit financiar;
  • Vlereson kapacitetet organizative të menaxhimit mjedisor dhe social të IF-së përpara se të regjistrohet si IRF dhe monitoron zbatimin e SMMS pasi të regjistrohet si IRF;
  • Rishikon kategorizimin e riskut, sipas SMMS, të kredive që do të garantohen, të dorëzuara nga IRF-të;
  • Përgatitë raporte të auditimit mjedisor;
  • Ofron mbështetje për IRF-të sipas nevojës (pyetje, sqarime);
  • Përgatitë materiale informative mjedisore dhe sociale sipas nevojës;
  • Mbështet FKGK-në në monitorimin dhe raportimin e ndikimit të aktiviteteve të saj në mjedis dhe shoqëri;
  • Monitoron dhe raporton ndikimin e kredive të garantuara në shoqëri dhe mjedis;
  • Vizita në terren për kredi të garantuara me risk të mesëm dhe të lartë;
  • Detyra tjera sipas nevojës institucionale.

Kualifikimet

Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të duhet të plotësojë kërkesat si vijon:

  • Diplomë universitare dhe minimumi 3 vjet përvojë profesionale në menaxhimin e riskut mjedisor dhe social. Rekomandohet përvojë e punës në sektorin financiar;
  • Njohuri të rregulloreve kombëtare mjedisore, politikave mbrojtëse të Bankës Botërore dhe Standardeve të Performancës së IFC-së;
  • Njohja e tregut bankar dhe financiar Kosovar do te konsiderohet perparesi;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe sociale;
  • Aftësi të mira prezantuese;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të trajtuar aktivitete të shumta njëkohësisht;
  • Rrjedhshmëri të gjuhës shqipe dhe njohuri pune të gjuhës angleze;

Afati dhe kohëzgjatja

Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të vendoset në ambientet e FKGK-së në Prishtinë, por duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë dhe të mbajë takime të shumta në mbarë vendin.

Specialistit Mjedisor, Social dhe të Qeverisjes do t'i ofrohet kontratë një (1) vjeqare. Specialisti Mjedisor, Social dhe i Qeverisjes do të jetë punonjës me kohë të pjesshme (gjysëm orari) në FKGK. Kontrata do të vazhdohet bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës së kënaqshme.

Aplikimi

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"

Konkursi është i hapur deri me datë 27.09.2024 ora 16.30.

Shënim

  • Vetëm aplikacionet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.