Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
414
Shield Recruitment & HR kërkon Terapiste masazhi 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve;
- Përgjegjëse për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;
- Përgjegjëse për realizimin e tretmanëve të wellness-it dhe të njësive të relaksimit/pushimit;
- Përgjegjëse për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;
- Përkujdeset që me kërkesën e klientit apo udhëzimin e mjekut të administrojë lloje të ndryshme të masazheve si me avull ose ngrohje të thatë apo edhe tretmanët me ujë;
- Përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike;
- Përkujdeset për këshillimin e klientëve mbi teknikat e relaksimit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të muskujve;
- Përkujdeset që gjatë masazhës të kuptojë se si muskujt e trupit ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe të di se si të trajtojë pjesë të veçanta të trupit;
- Përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit të klientit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë;
- Përkujdeset që gjatë sesionit të masazhës të kontrollojë se a është presioni i mjaftueshëm për klientin dhe kontrollon komoditetin e klientit;
- Përkujdeset që gjatë trajtimit klienti të ndiej rehati dhe kënaqësi, ndriçimi të jetë i zbehtë, të ndizen qirinj aromatik, dhoma të jetë e ngrohtë dhe e qetë, peshqirët të jenë të freskët dhe të pastër;
- Përgjegjëse për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
- Përgjegjëse për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
- Përgjegjëse për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj
mysafirëve
- Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit
- Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet
- Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Përgatitje profesionale dhe fizoterapeut i/e certifikuar
- Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale si fizioterapeut
- Integritet të lartë dhe etikë
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
- I/E aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
- Të mos jetë nën hetime
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 10 Janar 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.