Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Të tjera
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
849
Shield Recruitment & HR kërkon Teknik i Mirëmbajtjes së Elektrikës 1 (një) vend pune për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për evitimin dhe mënjanimin e avarive në sistemin elektrik si dhe kryen manipulimet e domosdoshme në trafot e tensionit të ulët dhe të lartë brenda hotelit;
- Përgjegjës për evidentimin e prishjeve të pajisjeve dhe instalimeve elektrike dhe eviton/riparon menjëherë të gjitha këto defekte;
- Përgjegjës për kontrollin detal të funksionalitetit dhe të gjendjes së makinave, pajisjeve dhe të instalimeve elektrike në hotel si dhe ndërmerr masa për evitimin e prishjeve eventuale dhe funksionimin e tyre të rregulltë;
- Përgjegjës për testimin e instalimeve dhe pajisjeve elektrike dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
- Përkujdeset që të mirëmbajë ashensorët dhe instalimet përkatëse të tyre si dhe për çdo avari në ashensor të lajmëroj menjëherë mbikqyrësin e njësisë së mirëmbajtjes;
- Përkujdeset për evidencën e punëve të kryera dhe të materialit të shpenzuar për të informuar mbikqyrësin e njësisë së mirëmbajtjes së hotelit;
- Përkujdeset për heqjen dhe zëvendësimin e dritave/poçeve elektrike dhe siguresave të dëmtuara;
- Përkujdeset që gjatë instalimeve të reja elektrike, të përgatisë planin, me qëllim që të sigurohet qasja më e lehtë e mirëmbajtjes në të ardhmen;
- Përkujdeset për ruajtjen dhe përgatitjen e skicave të cilat tregojnë vendndodhjen e instalimeve dhe të pajisjeve elektrike;
- Përkujdeset që punët ti kryejë duke përdorur ekskluzivisht veglat dhe instrumentet e parapara dhe duke u përmbajtur dispozitave të mbrojtjes në punë;
- Përgjegjës që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet, pajisjet dhe energjinë;
- Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit
- Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij.
- Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
- Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L06/082)
- Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
- Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Të ketë së paku 3(tri) vite përvojë pune në mirëmbajtje të elektrikës në hotele;
- Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme) në fushën e elektrikës, me përparsi të diplomuarit si inxhinier i elektrikes;
- Integritet të lartë dhe etikë;
- Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
- Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
- I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
- Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;
- Të mos jetë nën hetime;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 01 Shkurt 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.