business

Psikolog/e në IEAA (11)

  • star Publikuar: 26-11-2022
  • star Skadon: 30-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Komuna e Pejës
Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 11
Vendi i punës Pejë
Shikime 26477

RN00010250
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/10/2022
Afati për aplikim: 20/11/2022 - 30/11/2022

Nё bazë nenit 67, 68 tё Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsimin në Komuna të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nё bazë tё Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm ,Udhëzimit Administrativ MASHT 34/2014 Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Pejës, shpall:

KO N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lirë të punës

  • Institucioni: Komuna e Pejës
  • Drejtoria: Drejtoria e Arsimit;

Titulli i vendit të punës: Psikolog/e në IEAA

  • Niveli : IP; ShFMU; ShML ;
  • Numri i pozitave : njëmbëdhjetë (11 ) ekzekutues/e
  • Kohëzgjatja e emërimit : Vend i lirë ma afat të pacaktuar , me orar të plotë
  • Vërejtje : Në shkollat ku numri i nxënësve është i vogël, psikologu do të angazhohet në dy e më tepër shkolla
  • Lloji i Pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Institucionit;

Detyrat Kryesore:

  1. Të zhvilloj profilet e nxënësve në bashkëpunim me mësimdhënësit ;
  2. Të mbajë lidhjet me mësimdhënësit lidhur me nxënësit ,të cilët kanë nevojë për ndihmë ose kanë problem personale;
  3. Këshillon nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihmë në mësim, punë vazhduese,këshilloj zgjedhjen e profesionit ose të cilët kanë nevojë për këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  4. Të ofrojë ndihmë në identifikim e nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të talentuar
  5. Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjike me të gjithë akterët në shkollë
  6. Punon me nxënës për të zhvilluar strategji efektive të të nxënit ,të zhvillimit personal e social;
  7. Zhvillon këshillime individuale e grupore që përqëndrohen në funksionimin e shëndetshëm të të nxënit ;
  8. Mbi bazën e hulumtimeve, të dhënave të mbledhura dhe të analizuara zhvillon planprograme afatshkurta , afatmesme dhe afatgjata që kanë qëllim nxitjen e të nxënit dhe përshtatjen e nxënësit dhe personelit në shkollë;
  9. Të përgatitë raporte mujore dhe vjetore për drejtorin e shkollës
  10. Kryen detyra tjera të caktuara nga drejtori i institucionit dhe punëdhënësi.

Kriteret e kualifikimit për Psikolog/e të shkollës :

  • Master në degën e Psikologjisë –drejtimi : Psikologji Shkollore dhe Këshillim të Fakultetit Filozofik (300 ) ECTS

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Rezymeja personale (CV)
  • Diploma e noterizuar e fakultetit –(kopje);
  • Certifikatën ngaGjykata se nuk është nën hetime(origjinali)
  • Letërnjoftimi (kopje)dhe
  • Certifikata të trajnimeve (kopje).
  • Dëshmi të përvojës së punës në indtitucionet edukativo arsimore (nëse ka)

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, pasi që i njëjti pas përfundimit të procedurave të rekrutimit nuk kthehet.

Konkursi (afati i aplikimit) mbetet i hapur nga data; 20.11.2022 deri 30.11.2022 Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Drejtorin Komunale për Arsim në Pejë, apo ti shkarkojnë nga portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Drejtorin për Arsim. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit. Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen DKA së, zyra nr. 33 ose në tel 045 108 914. Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Pejës https://kk.rks-gov.net/pejëi/dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.