business

Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm

  • star Publikuar: 19-01-2024
  • star Skadon: 25-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ekonomi
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 866

Shield Recruitment & HR kërkon Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara në vend në fushën e sigurimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë e Auditimit të Brendshëm të bazuar në rrezik që përputhet me objektivat e Kompanisë dhe kërkesat nga Rregullatori;
  • Përgatit planin vjetor të Auditimit bazuar në një vlerësim gjithëpërfshirës të rrezikut;
  • Udhëheqë dhe kryen auditime financiare, operacionale dhe të pajtueshmërisë për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme dhe proceseve të menaxhimit të rrezikut;
  • Udhëheqë dhe mbikëqyrë punën e stafit të Auditimit të Brendshëm duke u siguruar që janë duke ju përmbajtur standardeve profesionale, praktikave të mira dhe metodologjisë së auditimit;
  • Identifikon, vlerëson dhe prioritizon rreziqet brenda Kompanisë, duke përdorur metodologjinë adekuate që bazohet në rrezik, përfshirë çfarëdo shqetësimi për rrezik ose kontroll të identifikuar nga menaxhmenti;
  • Ofron rekomandime të zbatueshme për Menaxhmentin për përmirësimin e kontrolleve të brendshme, efikasitetin operacional dhe zbutjen e rrezikut bazuar në gjetjet e auditimit;
  • Siguron që Kompania t’i përmbahet rregullave dhe rregulloreve të Rregullatorit, kërkesave ligjore dhe politikave dhe procedurave të brendshme;
  • Përgatit raporte të qarta dhe koncize të auditimit për t’i prezantuar Komitetit të Auditimit dhe Bordit të Drejtoreve duke përmbledhur rezultatet e Auditimit dhe veprimet e rekomanduara;
  • Monitoron nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditimit për të siguruar që veprimet korrigjuese janë marrë sipas afateve të përcaktuara duke raportuar progresin tek Menaxhmenti dhe Komiteti i Auditimit;
  • Rishikon përgjigjet e menaxhmentit ndaj çështjeve të ngritura nga auditimi i jashtëm;
  • Qëndron i informuar me tendencat e industrisë, ndryshimet rregullatorë dhe praktikat më të mira për të përmirësuar vazhdimisht Funksionin e Auditimit të Brendshëm;
  • Zbaton masat e kontrollit të cilësisë për të siguruar auditim cilësor dhe konsistent;
  • Kryen detyra specifike të auditimit dhe detyra shtesë me kërkesë të Komitetit të Auditimit;

Kualifikimet:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
  • Preferohet Certifikatë Profesionale - Auditor i Brendshëm i Certifikuar;
  • Përvojë pune në Auditim të Brendshëm, vlerësim të rrezikut ose pajtueshmërisë, preferohet brenda Industrisë së Sigurimeve;
  • Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese;
  • Njohuri për standardet dhe procedurat e auditimit;
  • Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme;
  • Aftësi strategjike, planifikuese, analitike dhe organizative;
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter, në veçanti në excel;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Janar 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.