business

Punonjës në depo (3) , Vozitës C (2)

  • star Publikuar: 25-04-2023
  • star Skadon: 27-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 36573

Korporata Buçaj shpall konkurs për këto pozita:

  1. Punonjës në depo, 3 pozita
  2. Vozitës C, 2 pozita

I. Punonjës në depo

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendos mallin në depo;
  • Bën renditjen e mallit sipas programeve;
  • Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
  • Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar me orar fleksibil.

II. Vozitës C

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
  • Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë C;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në apo plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe t’a dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] . Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 24 Prill 2023 deri më 27 Prill 2023.