Kompani
KEP Trust
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
719
SHPALLJE PËR VEND PUNE
KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:
Zyrtar i Teknologjisë Informative për Siguri
Lokacioni: Zyra Qendrore, Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 08/2024)
Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Teknologjisë Informative
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i kontrolleve të sigurisë për sisteme, rrjeta, qendrën e te dhënave dhe pajisjet tjera
- Planifikimi dhe implementimi i sistemeve të sigurisë në infrastrukturën e Teknologjisë Informative
- Instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i LOG Server/SIEM
- Monitorimi i ngjarjeve (Events) të gjeneruara nga sistemet dhe pajisjet (përmes SIEM dhe veglave tjera)
- Krijimi i raporteve përkatëse
- Administrimi i zgjidhjeve te sigurisë (firewall, Endpoint Protection , vulnerability management, …)
- Instalimin e përditësimeve përkatëse të sigurisë në sisteme operative dhe aplikacione tjera
- Pjesëmarrje në implementimin e projekteve të ndryshme në aspektin e sigurisë
- Zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat dhe procedurat relevante
- Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë
Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:
- Kualifikim universitar në drejtimet Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme është përparësi
- Përvoja paraprake në fushën e sigurisë së IT-së;
- Njohuri të sistemeve operative MS Windows dhe Linux;
- Njohuri mbi rrjetat kompjuterike
- Njohuri mbi teknologjitë për virtualizim (Hyper-V dhe VMware);
- Njohuri bazike të bazave të të dhënave
- Posedimi i certifikatave të pranueshme ndërkombëtarisht në lëmine e IT sigurisë apo sigurisë kibernetike është përparësi;
- I/e aftë të punoj në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Patent shoferi.
Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.
Afati i fundit për aplikim është 17 mars 2024
Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!