
Gitor SHPK shpall konkurs për 3 pozita të lira për:
🔹 Pozita: Operatorë të pompës (2 Pozita)
🔹 Pozita: Menaxher të betonjerkës (1 Pozitë)
📍 Lokacioni: Çagllavicë – Prishtinë
1. Operator i Pompës së Betonit
Përgjegjësitë kryesore:
- Operimi i sigurt dhe efikas i pompës së betonit në terren.
- Mirëmbajtja e pajisjeve dhe kontrolli teknik para dhe pas përdorimit.
- Bashkëpunimi me ekipet e ndërtimit për shpërndarje të saktë të betonit.
- Raportimi i çdo defekti ose problemi teknik tek menaxheri përkatës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në operim të pompave të betonit.
- Patentë shoferi – Kategoria C (obligative).
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe kujdes maksimal gjatë punës.
- Njohuri bazike për mirëmbajtjen e automjeteve dhe pajisjeve industriale.
2. Menaxher për Betonjerkë
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i procesit të përgatitjes dhe shpërndarjes së betonit.
- Koordinimi i operatorëve, shoferëve dhe punëtorëve në terren.
- Sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë dhe afateve kohore.
- Mbajtja e evidencës së prodhimit dhe raportimi i përditshëm i punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në menaxhimin e prodhimit të betonit ose fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
- Njohuri bazike teknike për përbërjen e betonit dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.
- Patentë shoferi – Kategoria B (avantazh).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
- Punë të qëndrueshme me kontratë afatgjatë.
Apliko tani!
📞 Na kontaktoni në: 044/133-413