GOLD
PREMIUM +
Kompania: Klinika / spitale / shtëpi kujdesi
Vendndodhja: Frankfurt, Gjermani
Përshkrimi i rolit
Kërkojmë infermierë/e të motivuar për pozicione pune në Gjermani. Kandidatët do të angazhohen në institucione shëndetësore gjermane.
Detyrat kryesore
- Kujdes infermieror për pacientë (monitorim, asistim, dokumentim)
- Zbatim i planeve të kujdesit dhe protokolleve të institucionit
- Bashkëpunim me mjekët dhe ekipin multidisiplinar
- Administrim i terapisë sipas udhëzimeve dhe rregullave të institucionit
- Dokumentim i rregullt dhe komunikim profesional me pacientët/familjarët
Kërkesat
- Diplomë/arsim për Infermieri dhe licencë/eksperiencë (avantazh)
- Gjermanisht minimum B1 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
- Gatishmëri për punë me turne (nëse kërkohet)
- Përgjegjësi, etikë pune dhe aftësi komunikimi
Paga (bruto, mujore – pas përfundimit të njohjes në Gjermani)
€2,500 – €4,000 (varësisht nga turnet dhe institucioni)
Dokumentet e detyrueshme:
- Diplomë / certifikatë e kualifikimit në Infermieri
- Certifikatë gjuhe B1 (Goethe/TELC/ÖSD, jo më e vjetër se 2 vite)
Çfarë ofrohet
- Punësim i qëndrueshëm te punëdhënës gjerman
- Mbështetje në Anerkennung / njohjen e diplomës
- Mbështetje për vizë dhe relokim
- Orientim dhe koordinim gjatë gjithë procesit
- Shërbimi është falas për kandidatët (pagesa bëhet nga punëdhënësit/klientët në Gjermani)
Apliko shpejtë përmes sistemit!