Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve (4)

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve (4)

Information

Publish Date

22.03.2018

End Date

20.04.2018

Categories

TĂ« tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Komisioni Komunali Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore në mbledhjen e mbajtur me datë 19 Mars 2018, në përputhje me nenin 16 dhe 17 tëLigjit nr. 03/L-087 për “Ndërmarrjet Publike” të datës 13 Qershor 2008,

SHPALLË

Konkurs për 4 ( katër) anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore

Kandidatët e suksesshëm për pozitën e Anëtarit të Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore, duhet të plotësojnë kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe përshtatshmërisë profesionale si vijon:

a) Nuk është dënuar ose vendosur nga një gjykatë kompetente, përveç nëse ky dënim ose vendim më pas është ndryshuar nga një gjykatë tjetër në bazë të ankesës, se ka kryer vepër penale apo civile që përfshin përgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korrupsionin, vjedhjen, pastrimin e parave, përvetësimin, keqpërdorimin apo ndarjen e rrejshme të fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipas ligjeve apo rregulloreve në fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo sipas traktateve ose konventave ndërkombëtare;

b) Duhet të ketë integritet të njohur, duke marrë parasysh, ndër tjera, çfarëdo shkelje materiale të detyrave fiduciare që mundë të ketë bërë ky person ndaj cilit do person tjetër;

c) Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë në nivel të lartë të menaxhmentit - në fushën e  administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim të thesarit, banka, konsulentë në biznes dhe industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurisë e cila ka të bëjë me veprimtarinë e Ndëermarrjeve Publike:  ose për së paku pesë (5) vite të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar apo anëtarë i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me  veprimtarin afariste të ndërmarrjes.

d) Çdo person i cili aplikon për pozitën e anëtarit të bordit të drejtorit duhet të jap një deklaratë nën betim në të cilën deklaron se ai/ ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe ato të përshtatshmërisë profesionale sipas paragrafit 1-3 të nenit 17 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.

e) Kandidatët për Anëtarë të Bordit të Drejtorëve i nënshtrohen procesit të intervistimit.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për drejtorë në Bordin e Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, Prishtinë, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

- CV-në e cila ofron shembuj të arritjeve në punë;

- Letër motivimin;

- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);

- Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);

- Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;

- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit);

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe të dorëzohen në Zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.a, Prishtinë, Rr. Bill Klinton PN.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/553 311, 038/606 672.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Kompensimi i drejtorëve të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Banesore do të bëhet në bazë të nenit 20 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe nenit 12 Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (nga data 22 Mars 2018 deri me datën 20 Prill 2018).

Aplikacionet e arritura pas afatit dhe të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook