- Company Name
BUÇAJ sh.p.k.
- Phone Number
+381 (0)38 606 300, +381 (0)38 606 400
- Company Place
Prishtinë
PËRFAQËSUES/E MJEKËSORË
Information
- Publish Date
12.04.2018
- End Date
21.04.2018
- Categories
Mjekësi
- Job Places
Prishtinë
Job Description
Korporata Buçajshpall konkurs për pozitën :
PËRFAQËSUES/E MJEKËSORË
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Aranzhimi i takimeve me mjekë, farmacistë dhe ekipe mjekësore spitalore për të krijuar marrëdhënie të mira dypalëshe;
- Bën prezantimin e produkteve farmaceutike për të cilat Korporata është Qarkullues me Shumicë, para mjekëve dhe stafit mjekësor në klinika të ndryshme dhe barnatore;
- Merret me organizimin e konferencave të ndryshme për mjekë dhe stafin tjetër mjekësor me qëllim prezantimin dhe promovimin e produkteve medicinale;
- Është përgjegjës(e) për arritjen e objektivave dhe planeve të shitjes, që përcaktohen nga Udhëheqësi i Divizionit në bashkëpunim me prodhuesit;
- Planifikon dhe menaxhon oraret e vizitave së bashku me Udhëheqësin e Divizionit;
- Mbanë mbledhje të rregullta me personat relevantë si dhe paraqet prezantime të të dhënave për të arriturat në rastet kur i kërkohet;
- Monitoron aktivitetet dhe prezencën e produkteve të konkurrencës në treg;
- Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit hartojnë dhe zhvillojnë strategji për të rritur mundësitë e takimeve dhe prezantimeve me sa më shumë akterë të sektorit shëndetësor.
Kualifikimet e kërkuar:
- Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në lëmin e Farmacisë/Mjekësisë.
- Preferohet përvojë pune minimum 2 vite në promovim dhe prezantim të produkteve medicinale;
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi;
- Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
- Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni Përfaqesues/e Mjekësore.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 12 Prill 2018 deri më 21 Prill 2018.