Log in
X

Company Name

Albimi LTD SH.P.K

Phone Number

Company Place

Gjilan

AGJENT TREGTAR (2)

AGJENT TREGTAR (2)

Information

Publish Date

21.05.2019

End Date

04.06.2019

Categories

Shitje

Job Places

Gjilan

Job Description

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, ofron mundësi të zhvillimit personal dhe profesional, për individët me ambicie dhe përkushtim për të arritur standarde të larta të performancës.

Aktualisht, ne ofrojmë mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitën si në vijim:

  1. AGJENT TREGTAR (2 pozita)

Lokacioni: Zyret Gjilan - Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Promovon, shet dhe kujdeset për kontratat me klientët ekzistues, duke u bazuar në një çasje pozitive ndaj tyre;
  • Demonstron efektin e produkteve ose shërbimeve tek klientët ekzistues dhe të rinjë, si dhe ju ndihmon në përzgjedhjen e produkteve më të përshtatshme për ta;
  • Bën vizita të rregullta javore tek klientët (ofertim, promovim);
  • Hulumton klientët e rinjë dhe mirëmban ata ekzistues;
  • Realizon thirrje telefonike personalisht me klientët ekzistues dhe ata potencial;
  • Hulumton burimet e mundshme për informatat për klientët potencial, për ta përcaktuar mundësinë e tyre financiare;
  • Merret me problemet ose ankesat e mundshme të klientëve;
  • Koordinon punën e tij me sektorin e shitjes, menaxhmentin e shitjes, logjistikën dhe shërbimet teknike;
  • Analizon potencialin e territorit/tregut ekzistues dhe e bën vlerësimin e klientëve ekzistues ose ata potencial, si dhe dobinë e tyre për kompaninë;
  • I siguron menaxhmentit të kompanisë raporte gojore ose me shkrim për nevojat e klientëve, problemet dhe interesat e tyre;
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën;
  • Njoftohet me produktet e reja dhe përdorimin e tyre, shërbimet teknike, për kushtet e tregut, aktivitetet konkurruese në treg, trendet reklamuese dhe promovuese në treg, duke përdorur literaturë përkatëse dhe duke u konsultuar me shërbimin e marketingut dhe shërbimet teknike.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Të ketë të përfunduara studimet themelore në Ekonomi (studimet master konsiderohen përparësi);
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune;
  • Aftësi menaxhimi të problemeve dhe çasje pozitive kundrejt klientëve;
  • Prirje për të treguar rezultate pozitive, aftësi për të sjellë vendime personalisht dhe njëkohësisht aftësi të adaptimit të punës në ekip;
  • Aftësi komunikimi gojor dhe me shkrim;
  • Aftësi të përdorimit të kompjuterit, veçmas programeve të Microsoft Office, si dhe programet e caktuara të kontabilitetit;
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Serbokroate (e preferueshme);
  • Leja e vozitjes (e detyrueshme).

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: doruntina@albimi.com apo ta sjellin personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., Gjilan.

Vetëm kandidatët të cilët i përmbushin kushtet e lartëcekura, do të kontaktohen.

Aplikimi është i hapur deri më datë: 04.06.2019, ora: 16:00

Expired

Share

Advertising