Log in
X

Company Name

Fondacioni Lumbardhi

Phone Number

Company Place

Prizren

Menaxher i Operacioneve

Menaxher i Operacioneve

Information

Publish Date

29.05.2019

End Date

12.06.2019

Contact Person

Categories

| Menaxher

Job Places

Prizren

Job Description

Lumbardhi Menaxher i Operacioneve

Lumbardhi është në kërkim të një Menaxheri të Operacioneve me orar të plotë për mbikëqyrje të mirëmbajtjes, planifikimit, zhvillimit, organizimit dhe zbatimit të të gjitha aktiviteteve që ndodhin në hapësirat e tij. Përveç bartjes së aktiviteteve, lëshimit të hapësirave me qira dhe programeve publike të organizuara përmes ekipit të programeve, Menaxheri i Operacioneve do të mbikqyrë mirëmbajtjen e përgjithshme të hapësirës së brendshme, hapësirës së oborrit dhe hapësirave të tjera të jashtme. Ushtruesi i detyrës do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimeve të përditshme të kuzhinës së jashtme të Lumbardhit, si dhe të aktiviteteve të kafesë në koordinim me Menaxherin e Kafes.

Menaxheri i Operacionevetë Lumbardhit do të punojë me Drejtorin e Përgjithshëm, Menaxherin e Programeve dhe me Zyrtaren e Burimeve Njerëzore për të mbikëqyrur procesin e planifikimit të marrëveshjeve të lëshimit me qira, rezervimeve të artistëve dhe mikëpritjen, si dhe mirëmbajtjen e përgjithshme të ndërtesës dhe personelin.

Përgjegjësitë:

• Mbikqyrë të gjitha aktivitetet e organizatës;

• Zhvillon plane dhe procedura me standarde dhe synime të përcaktuara qartë për çdo aktivitet;

• Planifikon, koordin, monitorimi dhe vlerësimi i aktiviteteve;

• Sigurimi i përdorimit efikas të pajisjeve, makinerive, materialeve dhe personelit të jashtëm (të pastrimit, logjistikës, etj.);

• Koordinon me personelin përkatës, përkatësisht specialistin teknik të Lumbardhit para dhe gjatë aktiviteteve;

• Koordinon me Menaxheren e Programit ose Ekipin e Programit planifikimin e Programeve Publike;

• Mban dokumentacionin me shkrim të planifikimit dhe procesit, p.sh. përmes komunikimit me e-mail

• Analizon dhe këshillon për përmirësimin e metodave të punës;

• Siguron që procedurat e produkcionit janë miqësore me mjedisin, të sigurt, me kosto efikase dhe të besueshme;

• Inspekton dhe kontrollon cilësinë e produkteve;

• Dorëzon raporte periodike mbi aktivitetet e ndryshme tek Menaxhmenti;

• Menaxhon, mbikëqyr, monitoron dhe vlerëson stafin përkatës;

• Siguron një ambienti pune të pastër dhe të sigurt për stafin dhe shfrytëzuesit;

• Mban korrespondencë me palët e treta për menaxhimin e ngjarjeve, sigurinë, ushqimin, mobiljet, teknologjinë, pastrimin, kopshtarinë, mirëmbajtjen dhe riparim, si dhe shtypin;

• Mban dokumentacioni të organizuar të aktiviteteve, duke përfshirë listat e kontrollit, listat e kontakteve, etj.

• Siguron ruajtjen e mobiljeve dhe inventarit të pajisjeve të Lumbardhit

• Implementon standarde të reja për të avancuar operacionet e Lumbardhit

Kushtet e aplikimit:

• Diplomë Universitare me së paku 5 vite përvojë pune menaxheriale;

• Përvojë në përgatitjen / zhvillimin e planeve dhe organizimin e programeve;

• Aftësi për të planifikuar, organizuar proceset e punës dhe për të menduar në mënyrë strategjike;

• Aftësi për të punuar në ekipe;

• Duhet të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe cilësi të udhëheqjes

• Duhet të ketë aftësi të lartë të menaxhimit, organizimit dhe koordinimit

• Duhet të jetë vetë-iniciues dhe të jetë i besueshëm;

• Shkathtësi të larta komunikuese në të shkruar dhe të folur;

• Njohuri të lartë të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;

• Duhet të ketë aftësi / njohuri themelore kompjuterike;

• Përkushtim të lartë për angazhim në Lumbardhi

Kushtet specifike:

• Menaxheri i Operacioneve do të punojë në zyret e Lumbardhit në Prizren.

• Kjo pozitë me orar të plotë (e Martë-e Shtunë, 10:00 - 18:00) do të kërkojë gjithashtu fleksibilitet për të punuar jashtë orarit.

• Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese deri në orën 17:00 të Mërkurën më 12 Qershor në info@lumbardhi.org

Expired

Share

Advertising