Log in
X

Company Name

Kuvendi i Kosoves

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Information

Publish Date

30.05.2019

End Date

12.06.2019

Categories

| Qeveri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale rishpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Funksionet e Komisionerit:

Komisionari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është organ i pavarur, i emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Komisionari përfaqëson Agjencinë për Mbrojtën e të Dhënave Personale, organizon dhe koordinon punën e saj dhe është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e te dhënave personale dhe të Ligjit për qasje në dokumentet publike.

Mandati i Komisionarit:

Komisionari zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë.

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët për komisionar duhet t'i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike apo marrëdhënie ndërkombëtare;
  • Të kenë, së paku, 8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,
  • 5 (pesë) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
  • Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë viteve të fundit.
  • Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
  • Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
  • Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
  • Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë 5 (pesë) viteve të fundit.
  • Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin e fundit.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Biografi (CV );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 12 qershor 2019, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces zgjedhor si të kualifikuar për votim nga Kuvendi i Kosovës, do të publikohen në ueb faqen e projektit. Me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin përkatës.

Expired

Share

Advertising