Log in
X

Company Name

Bau Academy

Phone Number

038 602 302

Company Place

Prishtinë

Mësimdhënës për profilin “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

Mësimdhënës për profilin “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

Information

Publish Date

03.06.2019

End Date

18.06.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Pozita: Mësimdhënës për profilin “Instalues i Ngrohjes dhe Klimatizimit”

Institucioni: Bau Academy – Shkollë e mesme profesionale
Raporton: Drejtorit të shkollës

Lokacioni i punës: Vetërnik, Prishtinë

Përshkimi i shkurtër i shkollës:

Bau Academy është Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar.
Shkolla e mesme profesionale private Bau Academy, e regjistruar pranë autoriteteve të Republikës së Kosovës, është themeluar me qëllim të operimit në fushën e edukimit dhe aftësimit profesional sipas Kurrikulës Kombëtare të Kosovës, gjegjësisht në shkollimin e mesëm të lartë. Bau Academy është shkollë e mesme profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës. Bau Academy është pjesë e grupit “Al Trade Holding” Sh.p.k (www.altradeholding.eu)

Kualifikimet e kërkuara:

  • MSc. i makinerisë;
  • Inxh. i dipl. i makinerisë

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:

  • Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
  • Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
  • Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
  • Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
  • Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
  • Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
  • Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.

Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:

  • Dëshminë e kualifikimit shkollor;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Referenca dhe Rekomandime;
  • Trajnime profesionale;
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 05/2015, nuk shqyrtohen.

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:

  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësuese
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu

Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 18.06.2019

Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe profili mësimor për të cilin aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.

 

Expired

Share

Advertising