Log in
X

Company Name

TLS sh.p.k- Transport & Logistic Solution

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Specialist logjistike

Specialist logjistike

Information

Publish Date

24.06.2019

End Date

08.07.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Konkurs per punesim, Specialist logjistike

Shpallje per vende te lira pune ne kompanine TLS sh.p.k- Transport & Logistic Solution.
Fusha e veprimit te postit te punes Specialist logjistike.
Organizimi me perpikmeri dhe korrektesi I transportit te mallrave nga vendi I origjines deri ne destinacionin e kerkuar nga klienti sipas kerkesave specifike te klientit dhe ne perputhje me procedurat operacionale te departamentit logjistik.
Specialisti i logjistikes  analizon dhe perpilon strategjine e organizimit te transportit ne menyren me eficiente te mundeshme ne dobi te interesave te klientit duke u kujdesur per cmimin dhe kohen e levrimit.

Detyrat dhe pergjegjesite;
- Komunikim teper korrekt dhe professional me klientet si ne procedure standarte te operimit ashtu dhe ne zgjidhjen e problemeve logjistike dhe ankesave te klientit.
- Saktesia ne marrjen e informacioneve te domsdoshme nga kerkesat e klienteve dhe perpunimi I te dhenave per organizimin e transportit te ngarkesave e Kohen e duhur.
- Kordinimi I porosive te klienteve ne organizimin efficient te transportit grupazh ne import dhe eksport.
- Kujdes I vecante dhe vemendje maksimale ndaj kerkesave specifike te klienteve, angazhimi I strukturave perkatese per realizimin me sukses te kerkesave te klientit.
- Identifikimi I furnitoreve /partnereve qe do organizojne transportet perkatese dhe percjellja e informacionit te sakte tek ata per rezervimin e mjeteve (transportin me det/toke/ajer).
- Evidenton dhe zgjidh ne kohe  problemet qe mund te dalin gjate procedures standarte te transportit .
- Mban te informuar palet e interesuara per statusin e mallit ne transport.
- Koordinon me agjensite doganore ne import dhe export per pergatitjen ne kohe te procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit perkates.
- Komunikim dhe koordinim shume I mire me departmentet e tjera ne kompani per perfundimin zinxhir te proceseve te punes nga ofertimi deri ne faturimin e sherbimit ndaj klientit.
- Perpjekje maksimale per kenaqjen e klienteve besnik dhe  zgjerimin e aktivitetit ne klient te rinj.
- Pergatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet  e arritura dhe percaktimi  objektivave per te ardhmen.

Kriteret dhe kushtet e pranimit;
-Duhet te kete komunikim shume te mire, te dije te punoje mire ne skuader, te jete person pozitiv e mendje hapur, me vizion dhe I pergjegjshem ne pune.
-Te kete experience pune mbi 3vjet.
-Preferohen kandidate te cilet kane pervoje pune ne kompani transporti apo department logjistik dhe department shitjeje.
-Ose qe kane perfunduar shkollen ne profilin logjistik , transport, shpedicion.
-Te kete arsimin e larte, prefereohet te kete mbaruar studimet ne vendet e Eu ose USA.
-Te zoteroje  gjuhen angleze ( prefereohet te njohe dhe gjuhe te tjera).
-Te gjithe kandidatet qe i plotesojne kushtet e siperpermendura  te dergojne menjehere  CV ne adresen albanamakashi@tls-ks.com
-Kandidatet qe plotesojne kriteret do njoftohen per daten e intervistes.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook