Log in
X

Company Name

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar për Infrastrukturë dhe Prona

Zyrtar për Infrastrukturë dhe Prona

Information

Publish Date

25.06.2019

End Date

05.07.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 e Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Proceduarave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Politikën e Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

 Për plotësimin e pozitës të lirë të punës:

  1. Zyrtar për Infrastrukturë dhe Prona (rishpallje)                                       

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 3 deri 6 muaj.

Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.  

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale për pozitën:

  1. Zyrtar për Infrastrukturë dhe Prona

Numri i kryeseve: Një(1) kryerës për pozitë

Detyrat e përgjithshme:

Detyrë e Zyrtarit për infrastrukturë dhe pronë është të ndihmon Menaxherin për Objekte lidhur me menaxhimin e faturave për shërbimet komunale për objektet e KOSTT, përcjelljen e projekteve infrastrukturore, përcjellë mirëmbajtjen vijuese për objektet e KOSTT dhe ndihmon në kryerjen e detyrave tjera sipas rastit.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:

  • Përcjellja e projekteve infrastrukturore për objektet e KOSTT si qasjet në objekte dhe kyçjet në infrastrukturë,
  • Përcjellë, kontrollon dhe procedon faturat e shërbimeve komunale për të gjitha objektet e KOSTT, si: faturat e energjisë, fatura për tatim në pronë, faturat për shërbimet e ujit dhe kanalizimit dhe taksat tjera
  • Mban evidentime të sakta për të gjitha obligimet e theksuara
  • Mban dokumentacion e organizuar dhe të qasshëm si në formë elektronike ashtu edhe në format në letër për te gjitha obligimet e theksuara dhe për të tjera që paraqiten
  • Mban evidentim për të gjitha pronat e KOSTT duke mbajtur të organizuara dokumentet dhe duke i ndarë versionet finale /aktuale

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë diplomë nga fakulteti Administrim Biznesi, Administrim të infrastrukturës dhe paluajtshmërisë, apo të ngjashme;
  • Njohuri lidhur me infrastrukturën dhe pronat;
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të mira komunikuese;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point);
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe në teren.

Kushtet e punës: Puna në zyre dhe sipas nevojës në teren.  

Vendi/Lokacioni: Prishtinë.

Forma e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkurs publik dhe në Web faqen zyrtare të KOSTT.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit dhe dëshmitë e përvojës së punës profesionale. Ndërsa dokumentet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion mund të kërkohen në faza tjera të procesit

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor, nga data 21.06.2019 deri më 05.07.2019 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende të punës.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook