Log in
X

Company Name

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Specialist për Çështje Ligjore

Specialist për Çështje Ligjore

Information

Publish Date

25.06.2019

End Date

08.07.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe Politikën e Rekrutimit dhe Selektimit të KOSTT-it, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut - KOSTT sh.a. shpall:

KONKURS PUBLIK

 Për plotësimin e pozitës së lirë të punës:

  1. Specialist për Çështje Ligjore (rishpallje)                                       

Kushtet e përgjithshme:

Kohëzgjatja e punësimit: Për kohë të pacaktuar, me një periudhë të punës provuese prej 6 muaj.

Në tekstin në vijim përdorimi i njërës gjini nuk përjashton gjininë tjetër.  

Orari i punës: Puna me orar të plotë. Lartësia e pagës do të përcaktohet në harmoni me politikat e aprovuara të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale për pozitën:

  1. Specialist për Çështje Ligjore

Numri i kryeseve: Një(1) kryerës për pozitë

Detyrat e përgjithshme:

Detyrë e Specialistit për çështje ligjore është të mbështesë Sekretarin e Kompanisë/Menaxherin e Zyrës Ligjore lidhur me të gjitha detyrat operative ligjore. Specialisti për çështje ligjore bashkëpunon me Sekretarin e Kompanisë/Menaxherin e Zyrës Ligjore për të gjitha obligimet që rrjedhin në aspektin ligjor si në draftimin e dokumenteve ligjore dhe administrative për nevojat e brendshme të KOSTT si dhe në komunikimet e jashtme.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike:

  • Hartimin e drafteve të parashtresave dhe shkresave të ndryshme për institucione dhe nevoja të brendshme të kompanisë;
  • Mbështet aktivitetet e Zyrës Ligjore në shqyrtimin dhe hartimin e politikave dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë;
  • Hartimin e analizave dhe mendimeve ligjore;
  • Merr pjesë në komisionet e brendshme profesionale;
  • Monitoron dhe analizon ndryshimet ligjore me ndikim në veprimtarinë e KOSTT;
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme për punën e Specialistit për çështje ligjore si dhe nevojat tjera të Zyrës Ligjore apo kompanisë;
  • Ruajtja, sistemimi dhe mirëmbajtja e dokumenteve që i përkasin zyrës ligjore;
  • Mirëmbajë sistemin e skedimit, regjistrimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të dokumentacionit zyrtar.

Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Kandidatët përveç kushteve të përgjithshme të punësimit të cilat kërkohen me ligj, duhet ti plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Të ketë diplomë bachelor nga fakulteti juridik;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri tё shkëlqyeshme të çështjeve ligjore dhe rregullative;
  • Njohuri të thellë të legjislacionit për të drejtat pronësore, çështjet mjedisore dhe ndërtimore;
  • Njohuri themelore të industrisë së shërbimeve publike për energjinë elektrike në nivel lokal dhe global;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të mira komunikuese;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point );
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe në teren.

Kushtet e punës: Puna në zyre dhe sipas nevojës në teren.  

Vendi/Lokacioni: Prishtinë.

Forma e aplikimit

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes internetit duke i plotësuar aplikacionet të cilat mund t’i shkarkojnë nga Web Faqja e KOSTT-it: www.kostt.com

E-mail adresa ku duhet të aplikohet është: punesimi@kostt.com

Aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara si në konkurs publik dhe në Web faqen zyrtare të KOSTT.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten vetëm kopjet e diplomës së shkollimit dhe dëshmitë e përvojës së punës profesionale. Ndërsa dokumentet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës dhe të cilat i vërtetojnë faktet e theksuara në aplikacion mund të kërkohen në faza tjera të procesit

Dokumentet origjinale duhet të prezantohen në momentin e intervistimit ose para intervistimit nëse kërkohen.

Selektimi i kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit, testimi me shkrim, intervista, përzgjedhja dhe informimi i kandidatëve do të bëhen në përputhje me afatet dhe kriteret sipas udhëzimit administrativ për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nr.07/2017.

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor, nga data 24.06.2019 deri më 08.07.2019 ora 24:00.

Aplikacionet pas afatit të paraparë apo të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këtë vend të punës.

Expired

Share

Advertising