Log in
X

Company Name

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Phone Number

038 200 21524

Company Place

Prishtinë

Roje e Sigurimit të objektit

Roje e Sigurimit të objektit

Information

Publish Date

01.07.2019

End Date

12.07.2019

Categories

Sigurim Fizik

Job Places

Mitrovicë

Job Description

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Zhvillimit Ekonomik - Ministarstvo Ekonomskog Razvoja
Ministry of Economic Development

 Ministria e Zhvillimit Ekonomik në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Titulli i Vendit te Punës: Roje e Sigurimit të objektit

Nr. Referencës së vendit të punës:   SHGJK – 01/2019
Koeficienti:                                           5.00
Njësia Organizative:                           Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve “TREPÇA”
Raporton tek:                                       Drejtori i Muzeut SHKM “TREPÇA”
Kohëzgjatja e kontratës:                     Kohë të pacaktuar me periudhë provuese 6 (gjashtë) mujore
Orari i punës:                                       I plotë
Vendi:                                                   Stan Tërg-   Mitrovicë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën sigurimin fizik te objektit dhe pasurisë te Muzeut Shtetëror te Kristaleve dhe Mineraleve.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës se mesme;
  • Aftësi te punoj ne mënyrë efektive ne mjedisin multi-kulturor;
  • Aftësi te punoj ne nivelin me te larte te konfidencialitetit dhe transparencës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedura e konkurrimit është e hapur për të gjithë kandidatët e interesuar te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe-ks.net.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor nga personeli i Divizionit të Burimeve Njerëzore. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për konfirmim të gjitha dokumentet origjinale. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen ndërsa, aplikacionet e mangëta refuzohen. Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Afati i konkurrimit është prej datës 28/06/2019 deri me date 12/07/ 2019, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook