Log in
X

Company Name

Kopshti NGJYRAT

Phone Number

038-564-020/ 045 654 980

Company Place

Prishtinë

Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç, Motër edukatore (praktikante)

Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç, Motër edukatore (praktikante)

Information

Publish Date

02.07.2019

End Date

15.07.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

KOPSHTI “NGJYRAT” HAJVALI
Tel: 038-564-020/ 045 654 980

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010),UA. nr. 06/2015,neni2, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Kopshti “Ngjyrat” shpallë:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

1. Pozita: Edukatore për moshën 3 - 6 vjeç (1 vend i lirë)
Paga bruto: 430.00 €
Orari: I plotë

2. Pozita: Motër edukatore (praktikante)
Paga bruto: 215.00 €
Orari: Gjysmë orari

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucion Parashkollor “ NGJYRAT” afër Bashkësisë Lokale në Hajvali.)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktoj qartë notën mesatare.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:

  • Kriteret e kualifikimit për edukatore (3-6):
  • Fakulteti i edukimit – programi para fillor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve;
  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Motër Edukatore:

  • Fakulteti i edukimit-programi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme
  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuasipas këtij UA. nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik dhe dispozitat ligjore, kandidatët të cilët  hyjnë në rrethin e ngushtë do të vlerësohen sipas kritereve si në vijim;
  • Njohuritë e Përgjithshme 25 pikë,
  • Aftësitë e përgjithshme dhe Personalitetit 35 pikë dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë (Ku përfshihen përvoja e punës dhe nota mesatare gjatë studimeve).
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Me rastin e marrjes së aplikacionit, kandidatët mund të marrin edhe dokumentin ku përshkruhetprocedura e përzgjedhjes dhe dokumentin ku përshkruhen kriteret e paraseleksionimit.
  • Për intervistë do të ftohet 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 02.07.2019 – 15.07.2019 Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor 'Ngjyrat "në Hajvali.

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Expired

Share

Advertising