Log in
X

Company Name

Monego LLC

Phone Number

+381 38 777 888

Company Place

Prishtinë

Senior Graphic Designer

Senior Graphic Designer

Information

Publish Date

04.07.2019

End Date

18.07.2019

Categories

IT & Dizajn

Job Places

Prishtinë

Job Description

Senior Graphic Designer

Monego LLC është kompani që ofron shërbime financiare, duke përfshirë kredi të shpejta konsumuese “Pagesa një-herëshe” në tregje në zhvillim. Më një eksperiencë të dëshmuar dhe me zyrat kryesore në Prishtinë, kompania për qëllim ka ofrimin e kredive konsumuese dhe shërbimeve tjera mikrofinanciare për individ privat me një proces të kreditim të përshtatshëm për konsumatorët.

Me ekip të përbërë nga ekspertë të teknologjisë financiare, IT dhe shërbimit për klientë, Monego Shpk ofron një ambient inovativ, shoqëror dhe mbështetës me një mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht. Për shkak të zgjerimit tonë si kompani, ne i ftojmë kandidatët ambicioz për të aplikuar në pozitën e Senior Graphic Designer.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne
  • Pajisje dhe mjete të teknologjisë së lartë
  • Pagë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi profesionalisht në një kompani vazhdimisht në rritje

Pozita:

Ne jemi duke kërkuar Senior Graphic Designer që do të prodhojë materiale kreative për të adresuar nevojat tona të marketingut.

Senior Graphic Designer duhet të jetë energjik, i gatshëm të mësoj gjëra të reja dhe veçanërisht pasionant dhe kreativ.

Përgjegjësit kryesore:

  • Mbikëqyr të gjitha projektet e dizajnit, që nga konceptimi deri te shpërndarja;
  • Përgjegjës për dizajn të projekteve të ndryshme, duke përfshirë ilustrime dhe infografikë;
  • Rishikon projektet e marketingut për të siguruar cilësi të lartë;
  • Përcakton imazhet, fontet dhe formatet duke përdorur softuerin e dizajnit grafik;
  • Aplikon teknikat e tipografisë;
  • Gjen ide për të paraqitur koncepte dhe për të reklamuar produktet / shërbimet;
  • Kontribuon në përpjekjet e ekipit duke kryer edhe detyra të tjera sipas nevojës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë në fushën e dizajnit grafik;
  • Diplomë në Dizajn Grafik, Art Vizual ose fushë relevante;
  • Portofolio të projekteve të dizajnuara;
  • Përvoja praktike me softuerët e redaktimit të imazhit, si Photoshop dhe Adobe Illustrator;
  • Detajist/e;
  • Aftësi për të përmbushur afatet dhe për të bashkëpunuar me një ekip.

Kompania është e determinuar në ofrimin e një ambienti me diversitet dhe të qenurit punëdhënës të barabartë na bënë krenar. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen për punësim në kompaninë tonë pa dallim race, ngjyre, besimi apo gjinie.

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën hr@monego.com, me subject “Senior Graphic Designer – Emri i Kandidati”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar, dhe
  • Portofolio

Afati i aplikimit është 18.07.2019.

I mirëpresim aplikacionet tuaja!

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook