Log in
X

Company Name

The National Center for State Courts (NCSC)

Phone Number

Company Place

Prishtinë

PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE (5)

PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE (5)

Information

Publish Date

05.07.2019

End Date

12.07.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

NJOFTIM PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT E FAKULTETEVE JURIDIKE – 5 POZITA

Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)” ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 5 studentë apo të diplomuar të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë, nga një student/e për secilin nga rajonet e Ferizajt, Malishevës, Skenderajt, Graçanicës dhe Kamenicës. Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit “Drejtësia vlen” dhe puna realizohet në zyrat e Agjencisë për Ndihmën Juridike Falas (ANJF). Kohëzgjatja e punës është gjashtë (6) muaj, me mundësi vazhdimi.

Mbi Programin Drejtësia Vlen

Drejtësia vlen është një program tre vjeçar për qasjen në drejtësi, i financuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe menaxhohet nga National Center for State Courts (NCSC) për të përmirësuar qasjen në drejtësi për të gjithë, përfshirë grupet e pafavorizuara dhe të margjinalizuara, duke forcuar sistemet dhe shërbimet për ndihmë juridike falas dhe ofrimin e informative mbi ndihmën juridike falas.

Studentët e përzgjedhur do të mbështesin zyrën rajonale të ANJF-së në Ferizaj dhe zyrat mobile të ANJF-së në Malishevë, Skenderaj, Graçanicë dhe Kamenicë në kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Përgjegjësitë e praktikantëve do të përfshijnë asistimin e stafit të ANJF-së në intervistimin e palëve dhe vendosjen e të dhënave të palëve ne databazë, përpilimin e shkresave dhe kryerjen e punëve të tjera administrative. Përveç kësaj, studentët e përzgjedhur do të ndihmojnë stafin e programit për të planifikuar ngjarje (p.sh. punëtori, takime informuese me qytetarët) në kuadër të programit.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi të intervistimit të palëve;
  • Shkathtësi të këshillimit ligjor;
  • Shkathtësi të mira në hulumtim dhe shkrim ligjor dhe vëmendje në detaje;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi;
  • Aftësi në komunikim me publikun;
  • Fleksibilitet për punë në teren;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe zotërim të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës.
  • Preferohen aplikacionet nga studentët e vitit të katërt, të diplomuar ose student të programit master.

Dokumentet e kërkuara

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • CV-ja;
  • Letër motivuese në të cilën shprehet mendimi juaj se pse është e rëndësishme drejtësia për ju;
  • Çertifikata e notave dhe ndonjë çertifikatë të punës praktike të mëhershme, apo ndonjë referencë.

Për të aplikuar dërgoni me email dokumentet e kërkuara në adresën elektronike info@ncsc-ks.org me subjektin “NCSC Justice Matters Internship” deri më 12 Korrik 2019. Për shkak të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet lidhur me këtë përzgjedhje dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar NCSC apo USAID do të rezultojë në diskualifikim të menjëhershëm.

Expired

Share

Advertising