Log in
X

Company Name

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Ekonomist për Analiza Makroekonomike

Ekonomist për Analiza Makroekonomike

Information

Publish Date

10.07.2019

End Date

23.07.2019

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

SHPALLJE PËR VEND TË LIRË TË PUNËS

Titulli: Ekonomist për Analiza Makroekonomike
Departamenti: Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar
Grada: 6
I raporton: Drejtorit

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
- Implementon programin afatshkurtër dhe afatmesëm të punës në fushën e analizave makroekonomike;
- Merr pjesë në përgatitjen e analizave makroekonomike me qëllim të arritjes së objektivave përkatëse dhe realizimit të detyrave përkatëse të BQK-së;
- Analizon dinamikat makroekonomike, me qëllim të identifikimit të rreziqeve që përbëjnë kërcënime për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit financiar;
- Kontribuon në vlerësimin adekuat të rrezikut sistemik, përmes analizimit dhe avancimit të vazhdueshëm të supozimeve makroekonomike gjatë përpilimit të projeksioneve makroekonomike;
- Kontribuon në operacionalizimin e modelit makroekonometrik, avancimin e tij dhe analizimin e outputeve të dala nga modeli;
- Kontribuon në definimin e kërkesave për të dhënat e nevojitura në procesin e hulumtimit: mbledh, përpilon dhe organizon të dhënat statistikore relevante për procesin e hulumtimeve;
- Jep opinione dhe rekomandime përkitazi me çështje të ndryshme të cilat janë relevante për proceset e punës në funksion të analizave makroekonomike dhe proceset tjera të ndërlidhura në Departament;
- Mbështet bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante përkitazi me çështjet e analizave makroekonomike;
- Përmbush detyra tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit.

Njohuritë e kërkuara:
- Diplomë master në ekonomi, financa, banking, studime kuantitative, studime biznesi apo fushë tjetër me përmbajtje të theksuar ekonomike dhe financiare;
- Njohuri mbi teoritë moderne ekonomike dhe financiare dhe shkathtësi në fushën e ekonometrisë;
- Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, preferohet një rezultat më i lartë se 100 në testin TOEFL iBT apo një rezultat më i lartë se 7.5 në testin IELTS;
- Njohuri kompjuterike lidhur me analizat ekonomike dhe financiare.

Përvoja e kërkuar:
- Përvojë pune së paku dy vite në analiza ekonomike dhe financiare, statistika, mbikëqyrje të institucioneve financiare apo në ndonjë fushë tjetër relevante në bankë qendrore ose në një institucion kërkimor.

Kërkesa të posaçme:
- Aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Vet-iniciativë, aftësi të mira të komunikimit, bashkërendimit dhe punës në grup.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me dëshmi nga Trust apo ATK;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë.

Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 23 korrik 2019.
- Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivit të BQK-së , nr.22. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare: www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Share

Advertising