Log in
X

Company Name

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Kontabilist/e

Kontabilist/e

Information

Publish Date

17.07.2019

End Date

29.07.2019

Categories

Kontabilitet

Job Places

Prishtinë

Job Description

 INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), IP ‘’MILINGONAT’’ – Prishtinë shpall:

 K O N K U R S

për pozitën:

  1. Kontabilist/e - 1 pozitë

Orari: Jo i plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (i cili merret në Institucionin Parashkollor “Milingonat” në Lagjen Kodra e Trimave, Rruga “Vëllezërit Fazliu”, Prishtinë);
  • Rezymeja personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat), çertifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma duhet të përcaktoj qartë notën mesatare.;
  • Çertifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi të përvojës së punës;

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për Kontabilist/e:

  1. Të ketë Diplomë Universitare të Fakultetit Ekonomik – drejtimi banka, financa dhe kontabilitet;
  2. Përvojë pune së paku 2 vjeçare në fushën e financave;
  3. Trajnime për Kontabilitet (e preferuar);
  4. Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punës;
  5. Njohja e programeve të kontabilitetit do të jetë përparësi;
  6. Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (veçanërisht Excel);

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 17.07.2019 deri më 29.07.2019.

Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor ‘’Milingonat” në lagjen Kodra e Trimave, Rruga ‘’Vëllezërit Fazliu’’ Prishtinë.

Expired

Share

Advertising