Log in
X

Company Name

Swiss Diamond Hotel, Prishtina

Phone Number

038/220-000 lokali 897

Company Place

Prishtinë

Recepcionist/e (2)

Recepcionist/e (2)

Information

Publish Date

22.07.2019

End Date

31.07.2019

Categories

| Recepsionistë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës:

1. Recepcionist (Mashkull - 1 pozitë),

2. Recepcioniste (Femër - 1 pozitë).

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgjegjës për kryerjen e kontrollit të identitetit të mysafirit si dhe të gjitha procedurave të zakonshme në recepcion, si “check in / check out”, shërbimin e zgjimit nga gjumi, plotësimin e kërkesave të mysafirëve, organizimin e transportit për vizita jashtë hotelit;
  • Përgjegjës për mbajtjen e evidencës së mysafirëve dhe të vizitorëve që hyjnë dhe dalin nga hoteli;
  • Përgjegjës për zhvillimin e bisedave personale telefonike me klientët dhe shitje të shërbimeve;
  • Përgjegjës për trajtimin profesionist të reklamacioneve të mysafirëve, brenda kuadrit të mundësive;
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme, miqësore, profesionale dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përgjegjës për përmbushjen dhe respektimin e standardeve të shërbimit në recepcion;
  • Përgjegjës për zgjerimin dhe ruajtjen e kontakteve me mysafirët;
  • Përkujdeset për procesin e regjistrimit të mysafirëve, marrjen e të gjitha informatave, sigurimin se fatura e borxhit është nënshkruar nga mysafiri dhe mënyra e pagesës është e pranishme.
  • Përkujdeset se të gjitha informatat e mysafirëve janë futur në programin Opera dhe ruajtura në profil;
  • Përkujdeset për përgatitjen e procesit të faturimit të Hotelit, për tu siguruar se të gjitha llogaritë e mysafirëve 100% janë të sakta dhe ti paraqiten klienti;
  • Përkujdeset për kryerjen e transaksioneve monetare si dhe kryen të gjitha pagesat sipas procedurave të arkës;

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën nën pikën 1 dhe 2 nevojiten këto kushte:

  • Arsimimi profesional në fushën e turizmit dhe hotelerisë, ekonomisë, biznesit ndërkombëtar apo të ngjashme;
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar;
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe i interesuar dhe entuziast për punë;  
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
  • Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë;
  • Njohuri shumë të mira profesionale dhe përvojë të punës si recepcionist apo në procedurat e vendosjes së mysafirëve;
  • Përvojë pune së paku tri vite në hotele me 4 - 5 yje;
  • Aftësi dhe njohuri kompjuterike nga fusha e IT-së (Microsoft Office, Opera &Fidelio);
  • Shkathtësi të komunikimit të shkëlqyer në gjuhën angleze apo të ndonjë gjuhe tjetër ndërkombëtare;

Aplikacionet për konkurrim në konkurs mund të shkarkohen nga ueb faqja e "Swiss Diamond Hotel", Prishtina www.sdhprishtina.com/mundesi-punesimi, ku janë të dhëna edhe kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com ,së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit.  

Expired

Share

Advertising