Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Asistent/e Ekzekutiv/e

Asistent/e Ekzekutiv/e

Information

Publish Date

01.08.2019

End Date

14.08.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova 

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Asistent/e Ekzekutiv/e

Divizioni: Zyra e Drejtorit të përgjithshëm të Thesarit

Numri i referencës: 16/2018/ TH- AD/130

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 6.5 / Grada11

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote)

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)

Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Drejtorit të përgjithshëm të Thesarit

Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës


Qëllimi i vendit të punës:

  • Plotësimi strukturës organizative ne Thesar
  • Mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike Drejtorit të përgjithshëm të Thesarit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:            

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshire postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve te shpenzimeve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme të Drejtorit;
  • Komunikon direkt, dhe në emër te Drejtorit me njësitë tjera organizative brenda dhe jashtë Thesarit për çështjet e iniciuara nga Drejtori;
  • Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe emali-et zyrtare për Drejtorin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për Drejtorin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për Drejtorin si dhe ndihmon ne zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Ndihmon Drejtorin ne caktimin dhe koordinimin e takimeve te ndryshme dhe mund te merre pjesë në takime nëse është e nevojshme;
  • Kryen edhe punë tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund të kërkohen në mënyrë te arsyeshme kohë pas kohe nga Drejtori.

Kulifikimi dhe përvoja

  • Diploma e Universitetit në fushën e Shkencave Juridike, Ekonomik apo Administratë Publike,
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese, te punojë nën presion, te ketë etikë në punë dhe integritet te lartë pune,
  • Shkathtësi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Microsoft Office)
  • Njohja e gjuhës angleze - e preferueshme.
  • Njohuri të mira nga fusha e financave.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

Expired

Share

Advertising