Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Zyrtar Ligjor

Zyrtar Ligjor

Information

Publish Date

01.08.2019

End Date

14.08.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar Ligjor

Divizioni: Administratë dhe TI

Numri i referencës: 21/2019/TH- Ll/60

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada 9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)

Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqesi i Divizionit per administratë dhe TI

Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës

Qëllimi i vendit të punës:

Ofrimi i shërbimeve dhe këshillave profesionale në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit nga fushëveprimi i institucionit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:            

  • Siguron zbatimin e te gjitha vendimeve te formes se prere gjyqesore dhe permbarimore sipas legjislacionit ne fuqi per financat publike;
  • Pergatit dhe miremban te gjithe dokumentacionin shoqerues dhe evidencave te urdherave te pranuar dhe ekzekutuar, komunikon me autoritetin gjyqesor-permbarimor si dhe informon me shkrim organizaten buxhetore duke respektuar afatet ligjore
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e aktit normativ të është sa më e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në të tri gjuhët zyrtare;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga mbikëqyrësi dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim.
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  • Bashkëpunon dhe komunikon me njësitë tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diploma e universitetit në fushën e Fakultetit Juridik;
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ( rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

Expired

Share

Advertising