Log in
X

Company Name

Ministria e Financave

Phone Number

038/200/34/299

Company Place

Prishtinë

Analist i lartë i buxhetit

Analist i lartë i buxhetit

Information

Publish Date

01.08.2019

End Date

15.08.2019

Categories

Ministri

Job Places

Prishtinë

Job Description

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Financave-Ministarstvo za Finasija – Ministry of Finance


Ministria e Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën, Analist i lartë i buxhetit, Shpallë këtë:

KONKURS

Titulli i pozitës:            Analist i lartë i buxhetit ( 1 pozitë)

Numri i referencës:      21/2019- DB/MF

Grada e vendit punës: Niveli profesional

Koeficienti:                   8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Analizon dhe shqyrton propozimet buxhetore dhe vlerëson korrektësinë, saktësisë dhe tërësisë e tyre;
  • Analizon buxhetin e mëparshme duke marrë në konsideratë realizimin e tij gjatë vitit të kaluar financiar dhe rekomandon ndryshimeve të përshtatshme në buxhet për stafin menaxhues;
  • Ofron këshilla profesionale për njësitë buxhetore lidhur me hartimin e buxhetit;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me njësitë buxhetore dhe përcjell aktivitetet buxhetore që kanë implikime buxhetore për strategjitë e tyre zhvillimore;
  • Mbështet njësite buxhetore në zbatimin e buxhetit gjatë vitit fiskal dhe jep propozime për kërkesat e arritura buxhetore;
  • Përgatitë raporte periodike lidhur me realizimin e buxhetit nga njësitë buxhetore dhe propozon masa për përmirësimin e tyre;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  •  Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën financave dhe buxhetit;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësia që çështjet e ndërlikuara të analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive dhe të shpejtë, dhe për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (PIP, BDMS, Word, Excel, Power Point);
  • Diplomë universitare-fakulteti ekonomik apo fushat përkatëse buxhet – financa;
  • Përvoja e punës minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (Sheshi Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen:https://mf.rks-gov.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 01/08/ 2019 deri me datë 15/08/ 2019, deri në orën 16:00.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155;

Expired

Share

Advertising