Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa
Information
- Publish Date
01.08.2019
- End Date
14.08.2019
- Categories
| Ministri
- Job Places
Prishtinë
Job Description
Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Shëndetësisë
Ministarstvo Zdravstvoa - Ministry of Health
Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division
SHPALLJA E REKRUTIMIT
Institucioni: Ministria e Shëndetësisë
Departamenti: Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa
Kategoria funksionale/Grada: Koeficienti - 9
Afati i kontratës: Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar
Nr. i Referencës: MSh-16/07/2019
Detyrat kryesore:
- Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit për buxhet dhe financa dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
- Menaxhon me stafin e divizionit dhe në bashkëpunim me udhëheqësin , organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
- Ndihmon udhëheqësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
- Siguron, dhe koordinon planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit në përputhje me objektivat e ministrisë;
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është bazuar në parimet e llogaridhënies;
- Siguron që shpenzimet financiare të jenë në përputhje me planifikimet, rregullat dhe procedurat buxhetore si dhe përgatit raporte periodike mbi shpenzimet buxhetore në bazë të LMFPP-së;
- Siguron bashkëpunimin dhe koordinimin me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në kryerjen e aduditimeve dhe përgatitjen e pasqyrave buxhetore financiare;
- Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare apo të avancuar në drejtimin Ekonomik, Juridik, Biznes apo të ngjashme.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
- Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale;
- Njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të buxhetit dhe financave;
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
- Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
- Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
- Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, internet)
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.
Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës, pa afat të caktuar.
Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 31.07.2019 deri 14.08.2019
Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.
”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
Për shkak të numrit te madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Expired