Log in
X

Company Name

KosInvest

Phone Number

038 240 664

Company Place

Prishtinë

Operatore e të dhënave të klientëve dhe Recepcioniste

Operatore e të dhënave të klientëve dhe Recepcioniste

Information

Publish Date

05.08.2019

End Date

21.08.2019

Categories

| Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

KosInvest hap konkurs pune për:  

Operatore e të dhënave të klientëve dhe Recepcioniste 

Lokacioni: Prishtinë   

 

KosInvest punon për të përmirësuar jetën e fëmijëve duke ofruar kredi të vogla dhe shërbime të tjera financiare për familjet që jetojnë në varfëri. Puna jonë fuqizon klientët tanë që të kenë biznese të suksesshme që mund t’u mundësojnë fëmijëve të rriten me edukim dhe shëndet të përmirësuar. Duke punuar në partneritet me VisionFund International dhe Ëorld Vision International, një organizatë e krishterë për lehtësim, zhvillim dhe avokim, ne jemi të angazhuar për ndryshim afatgjatë, i cili do të zbërthejë potencialin për brezat e ardhshëm.

Kërkesat për pozitën 

Kërkohet për të kontribuar në një mjedis pozitiv të zyrës, duke ofruar shërbime miqësore dhe informative për klientët, vizitorët dhe stafin. Përgjegjës për dhënien e informatave përkatëse dhe dokumentacioneve tek klientët. Kryen procesin e shpërndarjes së kredisë.  Mbajtja e dosjeve të kredisë, dhe sistemimi i tyre. 

Përpunimi i të dhënave të klientëve, dhe përgatitja e raporte të ndryshme sipas nevojës. 

Pozita kërkon aftësi komunikuese, aftësi për të trajtuar njëkohësisht detyra të shumta, të marrë instruksione nga individë të shumtë në të njëjtën kohë.  

Pozita kërkon bashkëpunim të ngushtë me stafin e degës dhe me zyrën qendrore.

 

Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohet në gjuhen serbe dhe angleze. Shkathtësi kompjuterike në Data Baza, MS Word dhe EXCEL.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 21 Gusht 2019

Expired

Share

Advertising