Log in
X

Company Name

Galeria Shopping Mall

Phone Number

Company Place

Prizren

Financier

Financier

Information

Publish Date

07.08.2019

End Date

27.08.2019

Contact Person

Categories

Financa

Job Places

Prizren

Job Description

Titulli:

Financier

Përshkrimi i pozitës:

Financieri angazhohet kohë pas kohe sipas kërkesës dhe nevojave të kompanisë. Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të të gjitha politikave të kontabilitetit në kompani. Këtu përfshihet raportimi sipas SNRF, ligjeve në fuqi dhe kërkesave të Menaxhmentit.

Departamenti Përkatës:

Financa

Pozita superiore ku raporton:

CEO

Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

-  Përgatitë pasqyrat financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas procedurave të kompanisë dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;

-  Udhëzon stafin e departamentit të financave gjegjësisht Drejtorin Financiar për regjistrimet kontabël dhe implikimet ligjore të transaksioneve;

-  Sigurohet se deklarimet vjetore pranë administratës tatimore si CD, Pasqyrat financiare dhe listat përcjellëse për deklarimin e CD-së janë të azhuruara;

-  Regjistron Librat e TVSH-së në Excel dhe i krahason me regjistrimet ne sistemin financiar;

-  Kontrollon dhe rishikon transaksionet kontabël të regjistruara dhe korigjon ato në rast të gabimeve;

-  Mbajtja e librave ndihmës sipas kërkesave ligjore dhe të Menaxhmentit;

-  Sigurohet se tatimet si TVSH, Tatimi në Burim, Tatimi në Fitim etj. janë llogaritur dhe deklaruar sipas ligjeve në fuqi;

-  Regjistron Pagesat nga Llogaritë Bankare në sistemin financiar dhe sigurohet se janë në përpuethshmëri;

-  Kontrollon dhe rikonsiluon llogaritë bankare në rast të mospërputhjeve;

-  Deklaron listën e pagave;

-  Udhëzon stafin e financave për hapjen e kontove të reja në sistem financiar;

-  Mbikqyrë stafin financiarë sipas kërkesës së menaxhmentit;

-  Mbanë kontakt me zyrtar të ATK-se në rast të kërkesës.

Kërkesat për këtë pozitë:

-  Minimum përvojë 5 vjeçare në kontabilitet;

-  Përvojë në kompani me veprimtari të shitjes me pakicë dhe shumicë, qiradhënies dhe ndërtimtarisë;

-  Njohuri të shkëlqyeshme të SNRF-ve;

-  Njohuri të shkëlqyeshme te legjislacionit tatimor të Kosovës.

Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në  titull/subject të emailit.

Expired

Share

Advertising