Log in
X

Company Name

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Auditor i Brendshëm

Auditor i Brendshëm

Information

Publish Date

13.08.2019

End Date

02.09.2019

Categories

Të tjera...

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të nenit 21, neni 25 paragrafi 25.2 pika h) të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/15 qershor 2008), respektivisht nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), Komisioni i Auditimit i Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A, në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më datë: 09.08.2019, mori vendim që të rishpall:

KONKURS

Auditor i Brendshëm – Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë

Vendi dhe lokacioni i Punës: Prishtinë,

Zyrtarit Kryesor tё Auditimit/Nёn mbikqyrje tё Komitetit tё Auditimit

Fushëveprimi

Bartësi i vendit të punës mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e auditimit, të buxhetit, të hyrave, shpenzimet, prokurimit, depos, stafit dhe aktiviteteve operative që departamentet e NPB-së i realizojnë gjatë aktiviteteve operative në menaxhimin e NPB-së. Vlerëson efektivitetin e punës dhe zbatueshmërinë konform me procedurat dhe rregullat e NPB-së, si dhe ligjet, rregullat dhe standardet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Aplikon sistemin e kontrollit-auditimit të brendshëm të pranueshëm dhe të efektshëm, të vëzhgojë dhe të kritikoj politikat dhe praktikat që kanë të bëjnë me të gjitha proceset brenda institucionit me theks të veçantë kontabilitetin, procedurat përfshire ato ligjore, administratën si dhe ruajtjen e mjeteve dhe të pasurisë së NPB-së;
  • Siguron që aktivitetet e NPB-së të jenë në harmoni me Statusin dhe aktet tjera rregullative, ligjore dhe urdhëresat/udhёzimet nga menaxhmenti;
  • Të vlerësoj sistemet e kontrollit tё brendshëm të dizajnuara nga menaxhmenti i lart se a janë tё përshtatshme dhe adekuate pёr qëllimet e NPB-së;
  • Monitoron dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të NPB-së në linjë me objektivat e Menaxhmentit;
  • Kryen kontrolle të brendshme sipas planit të Auditimit të Brendshëm të aprovuar nga Komiteti i Auditimit të NPB-së;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të departamentit apo njësisë dhe jep këshilla dhe udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
  • Përpilon raporte të shkruara dhe i’a paraqet Kryeshefit të NPB-së me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre tek përgjegjësit e departamenteve apo njësive të audituara;
  • Përgatitë raport mujor, vjetor dhe sipas kёrkesёs rreth punëve operative të Auditimit të brendshëm të NPB-së;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
  • Analizon praktikat dhe procedrat e kontabilitetit të NPB-së si dhe propozon modifikimin apo përshtatjen e tyre sipas standardeve të kontabilitetit në vend;
  • Koordinon punën me pjesë tjera të institucionit dhe komunikon me autoritet e jashtme brenda komptencave te saj/tij dhe sipas nevojës;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura pёrformon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Komiteti i Auditimit të NPB-së.

2. Detyrat dhe obligimet tjera shtesë

  • Komiteti i Auditimit të NPB-së mund t’a ngarkojë Auditorin e Brendshёm edhe me detyra tjera sipas nevojës së NPB-së por gjithsesi nё pajtueshmëri me pёrgjegjёsitё dhe kompetencat e saj/tij.

3. Raportimet

  • Bartësi i vendit të punës i raporton Komitetit të Auditimit.

4. Kualifikimet dhe pervoja

  • Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionalenë lëmitë e Auditimit të Brendshëm, Kontrollёs sё Brendshme dhe/apo Financave dhe Kontabilitetit;
    • Të jetë i certifikuar si auditor i brendshëm nga institucionet e licencuara në vend ose jashtë tij;

5. Njohurit dhe shkathtësitë profesionale

  • Njohuritë e qasjeve moderne në planifikim dhe kontrollё;
  • Njohuri e Ligjeve, Rregulloreve dhe Udhёzimeve Administrative të aplikueshme;
  • Shkathtësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve tё auditmit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe
  • këshillave profesionale;
  • Shkathtësi organizative nё pёrcjelljen e zbatimit tё rekomandimeve me qёllim tё realizimit tё tyre nё kohё;
  • Shkathtësi kompjuterikë në programet kompjuterike Windows, Word, Exel dhe Acces;
  • Të zhvilloj vazhdimisht njohuritё, aftësitë profesionale nё mёnyrё qё ti siguroj NPB-sё   mjedis aktivitete te auditimit efikase dhe efiçiente.
  • Kurset dhe trajnimet tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Njohja e gjuhës angleze është e preferueshme.

6. Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Auditor të Brendshëm, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional;
  • Çertifikatën për Auditor të Brendshëm;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës;
  • Të ketë së paku një referencë ( te punёdhёnёsve tё fundit);
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj) dhe
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Kohëzgjatja e punës provuese eshte 1 vjeçare.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore – SH.A. në Prishtinë, Rr. “Xhevdet Doda” nr. 32. Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ta shënojnë poziten për të cilën aplikojnë, adresën e saktë dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën. Për pozitën e shpallur aplikacionet do të pranohen vetëm nga kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e parashtruara në konkurs.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimale pas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit i NPB-së e mban të drejtën e formimit të listës së ngushtë me aplikantët.

Çdo përgënjeshtrim material – qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca – ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm dhe nëse është e aplikueshme, largimin e personit.

Konkursi është i hapur nga data 13 Gusht 2019 – 02 Shtator 2019 ora 16:00.

Këshillë juridike: Afati i ankesës 8 ditë.

 

Expired

Share

Advertising