Log in
X

Company Name

Kopshti Shtëpia Magjike

Phone Number

044/200 227

Company Place

Prishtinë

Edukatore për moshën 4 - 5 vjeç

Edukatore për moshën 4 - 5 vjeç

Information

Publish Date

13.08.2019

End Date

28.08.2019

Categories

Arsim & Edukim

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), UA. nr. 06/2015, neni2, neni 3, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Kopshti “Shtëpia Magjke” shpallë:

KONKURS PËR VEND PUNE:

Pozita: Edukatore për moshën 4 - 5 vjeç (vend i lirë)
Orari: I plotë

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

- Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Institucionin Parashkollor “Shtëpia Magjike” fshati Besi, Komuna e Prishtinës).

- Rezymeja personale (CV).

- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).

- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri. Diploma ose certifikata duhet te përcaktojë qartë notën mesatare.

Dëshmi shtesë për fazën paraseleksionuese:

- Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit.

- Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Edukatore:
Kriteret e kualifikimit për edukatore (4-5): 
Fakulteti i Edukimit – Programi Parafillor; 
Shkolla e Lartë Pedagogjike – Drejtimi për edukatorë;
Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë; 
Fakulteti i Shkencave Sociale – Programi Përkujdesja dhe Mirëqenia e fëmijëve;
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT. Për intervistë do të ftohen 3-5 kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Përzgjedhja për intervistë do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate, përvojën e punës relevante në arsim, trajnimet e përfunduara relevante të akredituara nga MASHT dhe notën mesatare gjatë studimeve.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës: 13.08.2019 – 28.08.2019.

Aplikacionet mund të tërhiqen dhe dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 16:00 në Institucionin Parashkollor “Shtëpia Magjike" Besi (Prishtine).

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

                                                                                                                                                                Kopshti “Shtëpia Magjike”

 

13.08.2019

Besi, Prishtinë

Expired

Share

Advertising