Log in
X

Company Name

Kompania “ROYAL” ® Sh.p.k

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Gjeodetë (2), Inxhinierë të rrugëve (2), Inxhinierë të ndërtimit (2), Arkitektë (2), Menagjer/e të shitjes (1)

Gjeodetë (2), Inxhinierë të rrugëve (2), Inxhinierë të ndërtimit (2), Arkitektë (2), Menagjer/e të shitjes (1)

Information

Publish Date

16.08.2019

End Date

23.08.2019

Categories

| Të tjera... | Inxhinier | Arkitekturë | Menaxher | Shitje

Job Places

Prishtinë

Job Description

Royal R SH.P.K. shpall konkurs për këto vende pune:

2 - Gjeodetë

2 - Inxhinierë të rrugëve

2 - Inxhinierë të ndërtimit

2 - Arkitektë

1 - Menagjer/e të shitjes

Detyrat për pozitën: Gjeodetë

  • Ndihmon në hartimin dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikqyrësin për zbatimin e detyrave në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e projektit.
  • Pranon dhe regjistron të gjitha kërkesat për regjistrimin dhe bartjen e pronës në bazë të kontratës për shitblerje.
  • Regjistron të drejtat e pronësisë së paluajtshme, tokave, objekteve në regjistrin kadastral.
  • Bën regjistrimin e regjistrit të drejtës së pronësisë sipas procedurave dhe zbaton të gjitha dispozitat pozitive në fuqi.
  • Përcjell të gjitha ndërrimet në sipërfaqen e tokës, duke harmonizuar gjendjen reale në terren me gjendjen reale në terren me gjendjen operative kadastrale.
  • Bën rregullimin e të dhënave të pasurisë se paluajtshme në terren me qëllim të regjistrimit në sistemin e kadastrit dhe rregullimin e kufijve të pasurive.
  • Përgatit dokumentet e nevojshme për infrastrukturë rrugore përfshirë inqizimet gjeodezike të të gjitha profileve.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikqyrësi.

Kushtet e kërkuara për pozitën: Gjeodetë

  • Të ketë mbaruar fakultetin e profesionit përkatës.
  • Të ketë përvojë pune minimum 2 vjeçare në infrastrukture rrugore, ujësjellës, kanalizime, etj.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri të programeve ACAD dhe të ngjashme.
  • I gatshëm që të punojë si pjesë e ekipit.
  • I gatshëm të punojë nën presion të punës.
  • Të ketë gatishmëri të punojë edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës.

Inxhinierë të ndërtimtarisë

Detyrat për pozitën: Inxhinierë të ndërtimtarisë

  • Kontroll i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit.
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës.
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat (raporton) e nevojshme për të bërë rishikimet dhe njofton për aktivitetet e vonuara.
  • Bën organizimin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e inxhiniering-ut.
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës nëpër punishte (mbikqyrje profesionale).
  • Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në projekt.

Kushtet e kërkuara për pozitën: Inxhinierë të ndërtimtarisë

  • Diploma e fakultetit të ndërtimtarisë.
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 2 vite.
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, Platformave të AutoCAD-it (Autocad, Civil 3D) Armcad, Tower.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B.
  • Të ketë gatishmëri të punojë edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës.
  • Trajnimet relevante janë të dëshirueshme.

Inxhinierë të rrugëve

Detyrat për pozitën: Inxhinierë të rrugëve

  • Përgatit dokumentacionit dhe materialet e nevojshme për rrugë, të kërkuara nga Menaxhmenti i lartë si dhe kontrollon dhe mbikqyr punën e rrugëve në terren sipas projektit.
  • Përgjegjës për kordinimin e takimeve në mes të punonjësve, si dhe palëve të treta.
  • Pranon dhe drejton obligime të tjera në mënyre efikase.
  • Përgjegjës për pranimin e dokumenteve.
  • Sipas kërkesës kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kushtet e kërkuara për pozitën:Inxhinierë të rrugëve

  • Diplomë e fakulteti përkatës.
  • Përvojë pune së paku 2 vjet.
  • Të posedojë aftësi komunikuese dhe interpersonale.
  • Të posedojë aftësi organizimi dhe komunikimi.
  • Të posedojë aftësi për menaxhimin e punës nën presion.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike (MS Office, Internet) si dhe programeve të inxhinieringut dhe arkitekturës.

Arkitektë

Detyrat për pozitën: Arkitektë

  • Diplomë universitare në fakultetin përkatës.
  • Kontroll i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit.
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të arkitekturës, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës.
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat (raporton) e nevojshme për të bërë rishikimet.
  • Bën organizimin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e arkitekturës.
  • Komunikues dhe inkurajues,
  • Menaxhues i mirë i afateve kohore,
  • Përballues i punës ekipore dhe nën presion.

Kushtet e kërkuara për pozitën: Arkitektë

  • Diploma e fakultetit të arkitekturës.
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 2 vite në projektim dhe ekzekutim.
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, internetit, programeve ArchiCAD dhe AutoCAD.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë gatishmëri të punojë edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës.
  • Trajnimet relevante janë të dëshirueshme.

Menaxher/e i/e shitjes

Detyrat për pozitën: Menaxher/e i/e shitjes

  • Komunikimi dhe prezantimi te palët: ofertat, çmimet, projektet e banesave, lokaleve afariste, vendparkimeve dhe bodrumeve që janë në stok (të gatshme për shitje), ose që janë në ndërtim e sipër, të të gjitha projekteve.
  • Shitja, përpilimi dhe lidhja e kontratave me blerësit si dhe protokolimi i të njëjtave për banesa, lokale afariste, vendparkime dhe bodrume, dhe krijimi i dosjeve individuale.
  • Kompletimi i dosjeve individuale të blerësve si për pasuritë e shitura, ato të dhëna me kompensim apo dhuratë-dhënie me të gjitha dokumentet mbështetëse sipas politikave të kompanisë siç janë: kontratat interne, kontrata e noterit, dëshmitë bankare për pagesat e kryera, raporti i komisionit për matjet përfundimtare, kartela e blerësit sipas programit expert, vërtetimi mbi obligimet e kryera, procesverbali mbi dhënien e çelësave, raporti përfundimtar i komisionit.
  • Përgatitja dhe kompletimi i dokumentacionit për dërgim te noteri për secilën pasuri të shitur, dhënë me kompensim apo dhuratë.
  • Përcjell afatet dhe dinamikën e pagesës së borxheve (inkasimit nga blerësit) sipas kontratave të nënshkruara dhe të njëjtat i krahason dhe harmonizon me sektorin e financave.

Kushtet e kërkuara për pozitën: Menaxher/e i/e shitjes

  • Diplomë universitare, Fakulteti Ekonomik, Juridik ose të ngjashme,
  • Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 2 vite,
  • Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi pune në grup, aftësi të mira komunikimi, mëvetesi të shkallës së lartë dhe të ketë shkallë të lartë të inciativës,
  • Njohja e gjuhës angleze do të konsiderohet përparësi,
  • Njohja e punës me kompjuter dhe posedimi I patentë shoferit.

Të gjithë të interesuarit për këtë pozitë, duhet të dërgojnë CV-të dhe dokumentet përkatëse të tyre në e-mail adresën: info@royal-pr.com Konkursi mbetet i hapur deri më datën 23.08.2019.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në nr. tel: 038/234-002 dhe 049/940-050.

Royal R SH.P.K.

Adresa: Rruga B, MATI 1

10000, Prishtinë, Kosovë.

Expired

Share

Advertising