Log in
X

Company Name

BPB - Banka për Biznes

Phone Number

+381 38 620 620

Company Place

Prishtinë

Specialist për Administrim të Sistemit (m/f) (System Administration Specialist)

Specialist për Administrim të Sistemit (m/f) (System Administration Specialist)

Information

Publish Date

23.08.2019

End Date

05.09.2019

Categories

Administratë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

Specialist për Administrim të Sistemit (m/f)
(System Administration Specialist)

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Kualifikim Universitar (Teknologji Informative, Shkenca Kompjuterike apo të ngjashme);
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 2 vite si Administrator i Sistemit/ Rrjetit ose një rol i ngjashëm;
  • Përvojë në bazën e të dhënave dhe në rrjete;
  • Të ketë njohuri në sisteme dhe platforma të ndryshme operative si Windows Server 2008-2019, Windows 8-10;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike, shkathtësi në caktimin e objektivave dhe planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Njohuri e avancuar ne Microsoft Office;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Administron dhe kontrollon qasjet e shfrytëzuesve dhe rekomandon ndryshimet e nevojshme të tyre në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit;
  • Administron serverët dhe stacionet punuese në aspektin e sigurisë, qasjes, rikonstruktimit dhe performancës;
  • Menaxhon dhe monitoron Microsoft Active Directory, File Server, Exchange, VMware, vSphere Replication, Site Recovery Manager, SAN Storage etj. në zyrën Qendrore dhe në Qendrën e Rikuperimit të Katastrofave (DRS);
  • Përgjegjës i softuerit për korrektim dhe mbindërtim të sistemeve dhe zgjidhjeve aplikative si Microsoft WSUS, SCCM etj;
  • Administron dhe rekomandon azhurimin e politikave në Backup Sistem, Antivirus, Group Policy;
  • Organizon testimin e rregullt të arkivimit dhe sistemit të arkivimit;
  • Monitoron dhe mirëmbanë qasjet e sigurta në stacione punese dhe në server;
  • Hulumton, rekomandon, vlerëson dhe implementon politikat e sigurisë dhe mbrojtjes nga rreziqet e mundshme;
  • Përcjell teknologjinë, zgjidhjet dhe sistemet bashkëkohore që kanë të bëjnë me sistem;
  • Vlerëson, rekomandon dhe teston procedurat e reja, të softuerëve dhe harduerëve;
  • Zbaton kontrollet dhe mekanizmat e sigurisë me qëllim të realizimit të politikave dhe procedurave të sigurisë;

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj, në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Afati i aplikimit është deri me datë: 05 Shtator 2019.

Expired

Share

Advertising