Log in
X

Company Name

Swiss Diamond Hotel, Prishtina

Phone Number

038/220-000 lokali 897

Company Place

Prishtinë

Përgjegjës/e për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun

Përgjegjës/e për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun

Information

Publish Date

02.09.2019

End Date

12.09.2019

Categories

Marketing

Job Places

Prishtinë

Job Description

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

1. Përgjegjës/e për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun (1 pozitë)

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të marketingut, përmes të cilit identifikohen mysafirët dhe grupet e klientëve (kompanitë biznesore, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, etj);
  • Përgjegjës për zhvillimin e strategjisë së marketingut në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit të produkteve dhe shërbimeve, duke u fokusuar në promovimin e drejtpërdrejt të shërbimeve;  
  • Përgjegjës për krijimin e planit të biznesit dhe të strategjisë vepruese, për të zgjeruar bazën e klientëve në fushën e shitjes në treg të shërbimeve, duke bërë vizita klientëve potencial;
  • Përgjegjës për të përgatitur planet e veprimit në kërkim të klientëve të rinj;
  • Përgjegjës që së bashku me Menaxheren e Shitjes të ofrojë me kohë çmimet e sakta dhe konkurruese për të gjithë klientët e mundshëm, mirëpo duke u përpjekur të ruaj fitimin maksimal të Hotelit;   
  • Përgjegjës për të mbajtur të dhëna të sakta për të gjitha aktivitetet e marketingut, çmimeve dhe të raporteve për prezantimet e produkteve dhe shërbimeve hoteliere;
  • Përgjegjës për të mbajtur kontakte të përhershme me të gjithë klientët dhe mysafirët, për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së tyre si dhe zhvillimin e bisedave personale me klientët lidhur me ankesat e tyre, trajtimin profesional të reklamacioneve të klientëve, brenda kuadrit të mundësive;
  • Përgjegjës për hartimin e propozim planit për buxhetin e departamentit të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, monitorimin se buxheti shpenzohet sipas dinamikës së paraparë, dorëzimin me kohë të të gjitha aktiviteteve të marketingut në bazë të buxhetit të aprovuar si dhe të sigurohet se buxheti i planifikuar është i arritshëm;
  • Përgjegjës për krijimin e një programi mbi marrëdhëniet me publikun për Hotelin duke u bazuar në pritshmëritë e departamentit të marketingut dhe shitjes.
  • Përgjegjës për zhvillimin e bashkëpunimit me Drejtorin e Departamentit të Marketingut në përcaktimin e një tregu specifik si dhe krijimin e strategjive të marrëdhënieve me publikun për të arritur objektivat.
  • Përgjegjës për vendosjen e kontakteve me media, planifikimi i konferencave për shtyp si dhe aktiviteteve të tjera mediatike.
  • Përgjegjës për të koordinuar me departamentet e tjera në lidhje me ftesat për personat VIP si dhe aktiviteteve promocionale mediatike.
  • Përgjegjës për të përgatitur dhe dërguar njoftime shtypi dhe shpërndan njoftimet e shtypit grupeve te caktuara si dhe mediave lokale.
  • Përgjegjës për të krijuar një program për dërgimin e ofertave, promocioneve, eventeve speciale etj.
  • Përgjegjës për të përgatitur njoftime shtypi promocionale për të ju derguar personaliteteve që janë pjesë e klientelës mbi evente apo aktivitete të ndryshme që organizohen në Hotel.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për këtë pozitë nevojiten këto kushte:

  • Arsimi i lartë profesional në fushën e ekonomisë, marketingut apo shitjes  (biznesit ndërkombëtar)
  • Njohuri shumë të mira profesionale në fushën e shitjes së shërbimeve në sektorin e hotelerisë;
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe e interesuar dhe entuziast për punë; 
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe a gatshme për të ndihmuar;
  • Shkathtësi të zgjidhë dhe të përballet me probleme në situata praktike;
  • Shkathtësi të komunikimit të mirë në gjuhën shqipe dhe të së paku dy gjuhëve ndërkombëtare;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT (Programet Microsoft Office, Fidelio etj);
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
  • Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij;
  • Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë;
  • Njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas mysafirit;
  • E dëgjueshme, fleksibile dhe me qasje diplomatike ndaj problemeve;
  • Talent organizimi dhe improvizimi, njohje dhe intuitë e njerëzve 

Aplikacionet për konkurrim në konkurs mund të shkarkohen nga ueb faqja e "Swiss Diamond Hotel", Prishtina www.sdhprishtina.com/mundesi-punesimi, ku janë të dhëna edhe kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës. 

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës. 

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë. 

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit. 

Expired

Share

Advertising