Log in
X

Company Name

Oaza Company SH.P.K.

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Menaxher Rajonal (1), Faturiste (1), Administratore Organizative (1), Shitës ambullantiv (2), Shofer (1), Pastruese (1)

Menaxher Rajonal (1), Faturiste (1), Administratore Organizative (1), Shitës ambullantiv (2), Shofer (1), Pastruese (1)

Information

Publish Date

05.09.2019

End Date

11.09.2019

Categories

| Shitje | Vozitës | Financa | Menaxher | Pastrues

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kompania “OAZA COMPANY” SH.P.K., me seli në Prishtinë, rruga “Lidhja e Pejës”, pn. Zona Industriale Prishtinë –është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitat:

SHITËS AMBULANTIV – 2 POZITA 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS - SHITES AMBULLANTIV

  • Arritja e objektivave të përcaktuara,
  • Vizita te rregullta të klientëve
  • Prezantimi i produkteve të kompanisë,
  • Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve të përcaktuara dhe zhvillimin e marrëdhënieve  me klientë,
  • Përgjegjës për zhvillimin e komunikimit brenda ekipit,
  • Detyrat e përcaktuara nga mbikqyrësi.

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Përgatitja minimum shkolla e mesme - përparësi shkollimi universitarë
  • E domosdoshme përvojë pune në fushën e shitjes
  • Aftësi komunikuese me klientë
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi,
  • Patente Shoferi - Kategoria "B"

SHOFER

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS - SHOFER

  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik  kur e drejton atë
  • Transportimi i mallit  në tërë territorin e Kosovës
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton
  • Kryen punë të tjera sipas nevojës së kompanisë dhe natyrës së punës

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Përgatitja minimum shkolla e mesme
  • E domosdoshme përvojë në vozitje
  • Aftësi komunikuese me klientë
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi për punë nën presion
  • Patente Shoferi - Kategoria "C"

FATURISTE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS

  • Regjistron faturat shitëse, kthimet dhe nivelizimet,
  • Mirëmbanë faturat dhe dokumentet burimore në dosjet përkatëse (arkiva),
  • Regjistron faturat shitëse dhe dokumentet tjera financiare në bazë të dokumenteve tjera burimore që janë të përcaktuara me rregullore të brendshme,
  • Plotëson protokollet ditore, javore dhe mujore që kërkohen për këtë pozitë,
  • Kryen punë të tjera operative që kërkohen në Departamentin e Financave,

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Duhet të ketë diplomë universitare Bachelor në fushën e Ekonomisë,
  • E domosdoshme përvojë pune 2 vjeçare në fushë të ngjashme,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Efikase në punë ekipore,
  • Aftësi për punë nën presion,
  • Të njohë Gjuhën Angleze,
  • Të ketë njohuri të mire në MS Office si dhe programe kontabiliteti,
  • Të posedojë aftësi për zgjidhje të problemeve kontabël,
  • Patente Shoferi - Kategoria "B" e dëshirueshme,

MENAXHER REGJIONAL

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS

  • Të përcjellë realizimin e planit të shitjes;
  • Të takoj klientë ekzistues si dhe ata potencialë,
  • Të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore të punës, në koordinim me menaxherin e sektorit të koordinimit të degëve;
  • Të zbatoj politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Të propozoj ndryshime në procese, procedura dhe punë ditore për rritjen e shitjes dhe efikasitetit të punëtorëve;
  • Të zbatoj dhe përcjellë udhëzimet nga menaxhmenti, zyra qendrore,
  • Kryen edhe punë tjera të rëndësishme për kompaninë të parapara nga menaxhmenti;
  • Monitorimi i performancës së ekipit dhe motivimi për të arritur qëllimet

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Duhet të ketë diplomë universitare Bachelor në fushën e Ekonomisë, Administrim biznesi apo fusha të ngjashme
  • E domosdoshme përvojë pune 2 vjeçare në fushë të ngjashme,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Efikas në punë ekipore,
  • Aftësi për punë nën presion,
  • Të njohë Gjuhën Angleze,
  • Të ketë njohuri të mire në MS Office si dhe programe kontabiliteti,
  • Patente Shoferi - Kategoria "B"

ADMINISTRATORE ORGANIZATIVE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS

  • Organizon punën në administratë;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të Drejtorit Ekzekutiv, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët për Drejtorin Ekzekutiv;
  • Është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të kompanisë;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Kryerja e punëve tjera vraësisht nga kërkesat e Drejtorit Ekzekutiv;

KUALIFIKIMI DHE PERVOJA E KËRKUAR:

  • Të ketë diplomë universitar;
  • E domosdoshme përvojë pune 2 vjeçare në fushë të ngjashme;
  • Aftësi të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
  • Efikase në punë ekipore;
  • Aftësi për punë nën presion,
  • Të njohë Gjuhën Anglezesi dhe Gjuhën Serbo-Kroate;
  • Të ketë njohuri të mire në MS Office;
  • Patente Shoferi - Kategoria "B" e dëshirueshme;

PASTRUESE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të keni përvojë pune si pastruese së paku 1 vjet
  • Përgjegjëse për sektorin e caktuar

Aplikante/ët të cilët nuk permbushin kriteret e lartëcekura nuk do të konsiderohen!

Ju lutemi që në subjeket të emailit cekeni pozitën të cilën aplikoni
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni  CV-në në emailin: oazacompany.hr@gmail.com 

Expired

Share

Advertising