Log in
X

Company Name

Checchi and Company Consulting, Inc.

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Mundësi për Punë Praktike

Mundësi për Punë Praktike

Information

Publish Date

05.09.2019

End Date

12.09.2019

Categories

Praktikë

Job Places

Prishtinë

Job Description

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike për studentë në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale 

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për tre studentë të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. Studentët duhet të jenë në vitin e fundit të studimeve të fakultetit juridik, ekonomik, biznes apo të ngjashme. Puna praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
  • Certifikatën e notave
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën kosovocja@checchiconsulting.com. Data e fundit e aplikimit është 12 shtator 2019 ora 16:00. Shënoni “Intern” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

Expired

Share

Advertising