Log in
X

Company Name

Duapune

Phone Number

Company Place

Tiranë

Zyrtar i Blerjes dhe Shitjes së Sistemeve të TIK

Zyrtar i Blerjes dhe Shitjes së Sistemeve të TIK

Information

Publish Date

20.09.2019

End Date

24.09.2019

Categories

Shitje

Job Places

Tiranë

Job Description

Zyrtar i Blerjes dhe Shitjes së Sistemeve të TIK

Duapune.com si pjesë e DM Consulting Services, ofron për më shumë se 15 vjet në Shqipëri dhe Kosovë shërbime të Burimeve Njerëzore të nivelit të lartë si Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv, shërbimet e Trajnimit dhe Zhvillimit, shërbimet e Vlerësimit të Punonjësve, Trajnimit e Këshillimit të Karrierës.

Në emër të një kompanie të konsoliduar në Kosovë që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, jemi duke rekrutuar për një profil : Zyrtar i Blerjes dhe Shitjes së Sistemeve të TIK

Vartësit: Depoisti, Zyrtari i logjistikësEprori:Drejtori i kompanisë, Menaxheri i Projektit

Përgjegjësi / Detyra:

  • Pranon të gjitha kërkesat / pyetjet e klientëve për furnizim me pajisje / materiale dhe shërbime të TIK. Bën përcjelljen (leximin) e shpalljeve për tender, raportimin te departamenti i TIK dhe zyra për menaxhimin e projekteve dhe përcjelljen gjerë në marrjen e vendimit për pjesmarrje.
  • Mbanë takime me klientë dhe i informon për produktet dhe shërbimet që i ofron kompania. I dëgjon kërkesat e klientëve dhe bën plan për ofrimin e zgjidhjes në bazë të këtyre kërkesave.
  • Hulumton tregun për produkte / shërbime të reja dhe propozon vendosjen e kontakteve të reja.
  • I dërgon kërkesat / pyetjet furnitorëve dhe departmentit të TIK dhe pranon të gjitha informatat, respektivisht kuotimet e çmimeve prej tyre.
  • Mbanë takime dhe korrespondencë me furnitorët për mirëmbajtjen dhe avansimin e raporteve të ndërsjella.
  • I negocon kushtet e blerjes së produkteve / shërbimeve.
  • I negocon kushtet e shitjes së produkteve / shërbimeve.
  • I proceson urdhërat e blerjes dhe shitjes.
  • I koordinon punët me menaxherin e projektit deri në përfundim të projektit (nëse blerja, respektivisht shitja është bërë për nevoja të projektit).
  • Pregatitë tenderët dhe, së bashku me Drejtorin dhe ekspertin nga departmenti përkatës, i rishikojnë tenderët para dërgimit të ofertës te autoriteti kontraktues,
  • Pranon vërejtjet dhe ankesat e klientëve dhe ndërmerr masa për eliminimin e pasojave dhe shkaqeve të tyre.
  • Mbledhë informata mbi kënaqshmërinë dhe pritjet e klientëve, i analizon ato dhe propozon masa për avansimin e produkteve / shërbimeve të kompanisë.  
  • Përkujdeset për organizimin e pranimit të mallit (në aspektin kualitativ dhe kuantitativ) nga furnitori.
  • Përpilon Fletëdërgesën.
  • Përkujdeset për organizimin e livrimit të mallit te blerësi (klienti)
  • I pregatit raportet mbi shitjen / blerjen e realizuar dhe parashikimet për të ardhmen.
  • E arkivon dokumentacionin e shitjes.

Kërkesa dhe Kualifikime :

  • Edukimi:Diplomë universitare dhe (të mirëserdhura) certifikatat kualifikime / trajnime për produkte specifike
  • Përvoja paraprake e dëshirueshme por jo e domosdoshme.
  • Cilësi njerëzore, profesionale dhe organizative, aftësi në komunikim me njerëzit, aftësi e bindjes së bashkëbiseduesve.
  • Njohja e prodhimeve / shërbimeve të kompanisë dhe prodhimeve që distribuon kompania
  • Njohja e gjuhëve të huaja (anglishtja e domosdoshme)
  • Aftësi e punës nën presion.

Dërgoni CV tuaj në adresën email eljana.mete@duapune.com, duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

Share

Advertising