Log in
X

Company Name

Komuna e Pejes

Phone Number

Company Place

Pejë

Recepcionist

Recepcionist

Information

Publish Date

17.09.2019

End Date

28.09.2019

Categories

Komunë

Job Places

Pejë

Job Description

Në bazë të nenit 11 pika 1 e Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ,nenit 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ,Komuna e Pejës , Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport , publikon këtë :

K     O   N   K   U   R   S

 

Titulli i vendit të punës :        Recepcionist   

                                                           

Numri i ekzekutuesve:          1(një) ekzekutues

                                   

Koeficienti i pagës:               5 (pesë)

 

Nr.i referencës:                      01-111/01-141414/19

                                   

Data:                                         13.09.2019.

 

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

1.Përgjigjet në thirje telefonike, përcakton qëllimin e tyre dhe i transferon, përcjell ato tek zyrtarët apo njësit organizative përkatëse.

2.Përgjigjet pytjeve lidhur me institucionin dhe orienton palët për realizimin e kërkesave të tyre si dhe jep informacione tjera.

3.Pranon informatat përmes telefonit, faksit dhe i përcjell ato tek zyrtaët përkatës.

4.Mirëpret Vizitorët në Institucion, përcakton qëllimin e vizitës së vizitorëve dhe i njofton zyrtarët përkatës të institucionit lidhur me vizitorin.

5.Monitoron Hyrjen dhe Daljen e vizitorëve dhe i pais me leje kalimi nëse kërkohet për qasje në institucion.

6.Pranon dhe regjistron postën zyrtare dhe adreson tek personat apo njësitë organizative përkatëse të institucionit..

7.Kryen edhe detyra tjera në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikqyrësi.

8.Bashkpunon me shërbimin policor që kujdeset për sigurimin e ndërtesës së institucionit ku punon dhe vepron.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim dhe punësim kanë të gjithë përsonat të cilët kanë zotësi për të vepruar,të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike ,kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara. 

Procedurat e rekrutimit:

Procedura e rekrutimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

Përgatitja shkollore:

  • Arsimi i mesëm

Aftësitë ,përvoja dhe Atributet(shkalltësitë|) të tjera:

  • Së paku 3(tri) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtit nivel brenda institucionit.
  • shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word,Power Point, Excel,Internet,).

Kohëzgjatje e marrëdhënies së punës:

Me kohë të pacaktuar.

Dokumentet e nevojshme :

  • Diploma e shkollës së mesme (dëshmia për kvalifikimin e kërkuar).
  • Vërtetimi për përvojën e punës .
  • Certifikata e lindjes
  • Vërtetimi apo certifikata që nuk është nën hetime.
  • Dokumentete të cilat eventualisht mund të deshmojnë shkathtësitë që kërkohen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.Dokumenete e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.Aplikacionet mund të mirren në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe i dorëzohen Zyrës së personelit në Shërbimin Civil Komunal në Pejë( Ndërtesa e Re e Administratës Komunale).Për informata më të hollësishme mund të informoheni në zyren e Njësisë së personelit ,kati i I nr.26 ose përmes tel 039/432-574 ,lok.1o1.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të konkurimit –punësimit për të gjithë shtetasit dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë në pëfaqësim të drejtë dhe proprcional në organet e Shërbimit Civil të Administratës Publike Qendrore dhe Lokale,siq specifikohet në nenin 11 paragrafi 3 i Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Komuna e Pejës
           Njësia e Personelit

Expired

Share

Advertising