Log in
X

Company Name

Komuna e Pejes

Phone Number

Company Place

Pejë

Zyrtar për Buxhet dhe Financa

Zyrtar për Buxhet dhe Financa

Information

Publish Date

17.09.2019

End Date

28.09.2019

Categories

Komunë

Job Places

Pejë

Job Description

 Në bazë të nenit 11 pika 1 e Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ,nenit 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ,Komuna e Pejës , Drejtoria për Arsim , publikon këtë :

K     O   N   K   U   R   S

 

Titulli i vendit të punës :           Zyrtar për Buxhet dhe Financa 1                                                                   

Numri i ekzekutuesve:             1(një) ekzekutues

                                   

Koeficienti i pagës:                  4.8 (katër pikë tetë)

 

Nr.i referencës:                         01-111/01-0141398/19

                                   

Data:                                            13.09.2019.

 

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

1.Zhvillon dhe arrinë pëlqimin për planin e punës me afat me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për planifikimin e buxhetit të drejtorisë.

2.Përgadit kërkesat për zotimin e mjeteve financiare në përputhje me planin e realizimit të shpenzimeve dhe përgadit raportet e implementimit të projekteve në kuadër të drejtorisë.

3.Pranon dhe evidenton të gjitha faturat për pagesen e projekteve dhe pagesave tjera , që i drejtohen drejtorisë në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesës.

4.Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit në FREE-BALANC , monitorimin e shpenzimeve të buxhetit gjatë gjithë vitit dhe përgadit raporte lidhur me shpenzimet e buxhetit.

5.Bashkpunon me drejtorin e financave dhe subjektet tjera afariste për realizimin sa më të suksesëshëm të buxhetit të drejtorisë.

6.Kryen edhe detyrat në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikqyrësi.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim dhe punësim kanë të gjithë përsonat të cilët kanë zotësi për të vepruar,të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike ,kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

 

Procedurat e rekrutimit:

Procedura e rekrutimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

Përgatitja shkollore:

  • Diplomë universitare- drejtimi ekonomik,menaxhment ,informatik.

Aftësitë ,përvoja dhe Atributet(shkathtësitë|) të tjera:

  • Me diplomë universitare pa përvojë pune
  • Ndërsa me shkollë të lartë 2(dy) vite përvojë pune .
  • aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion.
  • shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word,Power Point, Excel,Internet,).

 

Kohëzgjatje e marrëdhënies së punës:

Me kohë të pacaktuar.

Dokumentet e nevojshme :

  • Diploma e fakultetit (dëshmia për kvalifikimin e kërkuar).
  • Vërtetimi për përvojën e punës nëse kanë shkollën e lartë .
  • Certifikata e lindjes
  • Vërtetimi apo certifikata që nuk është nën hetime.
  • Dokumentete të cilat eventualisht mund të deshmojnë shkathtësitë që kërkohen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.Dokumenete e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.Aplikacionet mund të mirren në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe i dorëzohen Zyrës së personelit në Shërbimin Civil Komunal në Pejë( Ndërtesa e Re e Administratës Komunale).Për informata më të hollësishme mund të informoheni në zyren e Njësisë së personelit ,kati i I nr.26 ose përmes tel 039/432-574 ,lok.1o1.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të konkurimit –punësimit për të gjithë shtetasit dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë në pëfaqësim të drejtë dhe proprcional në organet e Shërbimit Civil të Administratës Publike Qendrore dhe Lokale,siq specifikohet në nenin 11 paragrafi 3 i Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Komuna e Pejës
           Njësia e personelit

Expired

Share

Advertising