Log in
X

Company Name

Komuna e Pejes

Phone Number

Company Place

Pejë

Zyrtar për Shërbime Sociale

Zyrtar për Shërbime Sociale

Information

Publish Date

17.09.2019

End Date

01.10.2019

Contact Person

Categories

Komunë

Job Places

Pejë

Job Description

Në bazë të nenit 11 pika 1 e Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ,nenit 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ,Komuna e Pejës , Drejtoria për Shëndetsi dhe Mirqenje Sociale , publikon këtë :

K     O   N   K   U   R   S

 

Titulli i vendit të punës :           Zyrtar për Shërbime Sociale 2    

                                            

Numri i ekzekutuesve:             1(një) ekzekutues

                                   

Koeficienti i pagës:                  7 (shtatë)

 

Nr.i referencës:                        01-111/01-0142277/19

                                   

Data:                                             16.09.2019.

 

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

1.Organizon punën me palë duke i udhëzuar , rekomanduar dhe këshilluar palët sa i përket shërbimeve sociale që i ofrohen ne kuadër te qendres per punë sociale .

2.Ndihmon në zhvillimin e procedurave për mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindëror, birësimin, strehimin familjar, kujdestarin e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente..

3.Ndihmon në rregullimin e marrëdhënjeve të rregulluara bashkëshortore dhe familjare

4.Realizon vizita në teren, bënë hulumtime dhe analiza të informatave në tema të caktuara nga mbikqyrësi dhe identifikon opsionet lidhur me masat që duhet ndërmarë për rastet e caktuara.

5.Ndihmon në përcjelljen në vazhdimësi të rasteve të dhunës në familje dhe rastet e trafikimit dhe duhet të propozoj masat që duhet të ndërmirren.

6.Bashkëpunon dhe komunikon me njësit tjera brenda dhe jashtë institucionit për aktivitete që ndërlidhen në fushën e legjislacionit.

7.Kryen edhe detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim dhe punësim kanë të gjithë përsonat të cilët kanë zotësi për të vepruar,të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike ,kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

 

Procedurat e rekrutimit:

Procedura e rekrutimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

 

Përgatitja shkollore:

  • Diplomë universitare, drejtimi psikologji, sociologji, drejtësi dhe pedagogji.

Aftësitë ,përvoja dhe Atributet(shkalltësitë|) të tjera:

  •  2(dy) vite përvojë pune profesionale.
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtit nivel brenda institucionit.
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word,Power Point, Excel,Internet,).

 

Kohëzgjatje e marrëdhënies së punës:

Me kohë të pacaktuar.

Dokumentet e nevojshme :

  • Diploma kualifikimit superior.
  • Vërtetimi për përvojën e punës .
  • Certifikata e lindjes
  • Vërtetimi apo certifikata që nuk është nën hetime.
  • Dokumentete të cilat eventualisht mund të deshmojnë shkathtësitë që kërkohen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.Dokumenete e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.Aplikacionet mund të mirren në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe i dorëzohen Zyrës së personelit në Shërbimin Civil Komunal në Pejë( Ndërtesa e Re e Administratës Komunale).Për informata më të hollësishme mund të informoheni në zyren e Njësisë së personelit ,kati i I nr.26 ose përmes tel 039/432-574 ,lok.1o1.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të konkurimit –punësimit për të gjithë shtetasit dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë në pëfaqësim të drejtë dhe proprcional në organet e Shërbimit Civil të Administratës Publike Qendrore dhe Lokale,siq specifikohet në nenin 11 paragrafi 3 i Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Komuna e Pejës
           Njësia e Personelit

Expired

Share

Advertising