Log in
X

Company Name

Komuna e Malishevës

Phone Number

029/269-043

Company Place

Malishevë

Klasor (1), Edukatore (2)

Klasor (1), Edukatore (2)

Information

Publish Date

17.09.2019

End Date

30.09.2019

Categories

Komunë | Arsim & Edukim

Job Places

Malishevë

Job Description

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 10/2018 datë: 20.07.2019 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Viti shkollor 2019/2020

 

Niveli, Shkolla

Pozita

Vendi i lirë/zëvendesim

Numri i pozitave

orë

2

SHFMU" Ismet Jashari-Kumanova" në Temiqinë

Klasor

zëvendësim

1

20

3

SHFMU" Petro Nini Luarasi" në Llapqevë

Edukatore

Vendi i lirë

1

20

4

SHHFMU" Vermicë" në Vermicë

Edukatore

Vendi i lirë

1

20

 

I. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • certifikata e lindjes

II. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës edukatore kërkohet kualifikimet: Fakulteti i edukimit -programi parashkollor; shkolla e lartë pedagogjike-drejtimi për edukatore; Fakulteti Filozofik -dega e pedagogjisë së përgjithshme , ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.

Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësimdhënës të programit fillor kërkohet kualifikimet: Fakulteti i Edukimit- programi fillor; Fakulteti i Mësuesisë ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 10/2018 datë 20.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

III. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët mund të konkurrojnë në më shumë shkolla, por me dokumente të veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.

Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në web- faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 16.09.20219 më datën: 30.09.2019

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Expired

Share

Advertising