Log in
X

Company Name

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.P.K.

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Zyrtar-e për kontrolle interne (junior), Nëpunes-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior), Nëpunës-e për Administratë

Zyrtar-e për kontrolle interne (junior), Nëpunes-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior), Nëpunës-e për Administratë

Information

Publish Date

19.09.2019

End Date

24.09.2019

Categories

Bankë

Job Places

Prishtinë

Job Description

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë
  • Një (1) Nëpunes-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior) për zyren qendrore në Prishtinë
  • Një (1) Nëpunës-e për Administratë për zyren qendrore në Prishtinë

1) Një (1) Zyrtar-e për kontrolle interne (junior) për zyren qendrore në Prishtinë

Përgjegjësitë:

  • Ben kontrollimin e fajllave kreditor ne te gjithe portfolion e KRK-se.
  • Kontrollon teresine dhe saktesine e te gjitha dokumenteve te nevojshme ne dosjet e kredise dhe dokumentacionit tjetër duke përfshire kontrollimin e nënshkrimeve, miratimet, vlefshmerine e dokumenteve etj.
  • Ben vleresimin e bizneseve te klienteve ne baze te te dhenave te ofruara ne formularet e analizes se aplikimit per kredi.
  • Ben vizita tek huamarrsit perfundimtare ne deget e KRK-se per te verifikuar nese informacioni i paraqitur ne dosjet te kreditit mbi biznesin/karakterin e klientit korrospodon me realitetin.
  • Pergadite analiza te pavaruara dhe informata te tjera qe mund te kerkohen nga menaxhmenti.
  • Pergadite raporte permbledhese duke dhene rekomandime per korigjim (permiresim) te mangesive te gjetura.
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave te rishikimit te kredive.
  • Raporton ne lidhje me shkeljet e politikave dhe procedurat nga stafi i KRK-se ne nivel dege dhe veprime e ndermarra nga drejtuesit e deges/ oficeret e kredise per te eliminuar mangesite e konstatuara.
  • Pune te tjera te nderlidhura me departamentin e rrezikut dhe kontrolles interne.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit verbale dhe me shkrim, si dhe shkathtësi te përpilimit te raporteve me shkrim.
  • Të jete dinamik, te ketë fleksibilitet, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

2) Një (1) Nëpunes-e ligjor dhe për pajtueshmëri (junior), për zyren qendrore në Prishtinë

Përgjegjësitë:

  • Perkujdeset per pajtueshmerine e institucionit ne lidhje me fushat: mbrojtjes se te dhënave personale, siguri dhe shëndet ne pune, etj.
  • Komunikon dhe siguron trajnime për stafin në fushat e mbrojtjes se te dhënave personale, siguri dhe shëndet ne pune, etj.
  • Kontribuon ne përgatitjen, përditësimin dhe rishikimin e politikave dhe procedurave të brendshme që të jenë në përputhshmëri me ligjet ne fuqi dhe kërkesat e rregullatorëve.
  • Raporton me kohë për çështjet që paraqesin mos-pajtueshmëri.
  • Sigron qe institucioni zbaton ne menyre te duhur çeshtjet qe nderlidhen me perdorimin dhe perpunimin e te dhënave personale si dhe mbështet procesin e shkatërrimit te dokumentacionit te vjeter
  • Përgatitë drafte të kontratave, marrëveshjeve dhe dokumente tjera ligjore,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në juridik,
  • Përvojë pune në pozitë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Shkathtesi të mira në hartim të dokumenteve me shkrim, vemendje ndaj hollësive dhe shkathtësi të mira analitike,
  • Të jetë komunikativ-e, dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Patent shofer (kategoria B)

3) Një (1) Nëpunës-e për Administratë për zyren qendrore në Prishtinë

Përgjegjësitë:

  • Raportim dhe aktualizimi i kredive te shperndara, kolateraleve dhe personave te nderlidhur ne software-t adekuate.
  • Monitorim i kolateraleve te zevendesuara, korrigjuara, shlyera dhe raportimi i tyre ne software-t adekuate.
  • Regjistrimi i kolateraleve ne programin adekuat, dergimi i te dhenave ne MTI dhe marrja e çertifikatave te pengut,
  • Mbane evidencën e mjeteve themelore dhe te inventarit ne përdorim
  • Pune te tjera administrative te nderlidhura me poziten

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti ne fushen e ekonomise (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake ne pune te ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri të punës me kompjuter, programet Microsoft Office (njohuri ne excel e domosdoshme),
  • Shkathtësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj hollësive,
  • Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 18.09.2019deri me dt. 24.09.2019. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Expired

Share

Advertising