Log in
X

Company Name

Policia e Kosovës

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Teknik medicinal (2)

Teknik medicinal (2)

Information

Publish Date

19.09.2019

End Date

30.09.2019

Categories

Mjekësi

Job Places

Pejë | Prishtinë

Job Description

Në pajtim me Ligjin e punës Nr. 03/L-212 kreu II, neni 8, Ligjin për Policinë Nr. 04/L-076, kreu V, Neni 44 i këtij ligji, Udhëzimin Administrativ 02/2018 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, Kreu III, Neni 5, paragrafi 2/2, Policia e Kosovës shpall këtë:

KONKURS

Referenca: 07/1-01R /09/19

Për plotësimin e vendit të punës

  1. Titulli i vendit të punës: Teknik medicinal (dy vende të lira pune)

Vendi i punës: Një pozitë në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore DPP- Prishtinë dhe një pozitë

në Drejtorinë Rajonale Pejë.

Koeficienti: H - 59

Kohëzgjatja e emërimit: Në afat të pacaktuar

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: Niveli profesional

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkrahja mjekësore në situata emergjente gjatë planeve operative të PK-së, si dhe shërben si ndërlidhës midis pjesëtarëve të PK-së, shërbimeve shëndetësore të PK-së dhe ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike.
  • Përgjegjës për përcjelljen e informatave mbi pushimet mjekësore të zyrtarit mjekësor si dhe përgjegjës teknik për implementimin e programeve për promovimin e shëndetit.
  • Përgjegjës për monitorimin dhe koordinimin e rasteve siç është udhëzuar nga zyrtari mjekësor dhe aprovon/refuzon, kërkesat e pushimit të rregullt mjekësor.
  • Përgjegjës për pranimin e dokumentacionit mjekësor të pranuar dhe përcjelljen e informatave pjesëtarëve të PK-së, lidhur me dokumentacionin mjekësor të pranuar (informimet, refuzimet).
  • Viziton të sëmurit apo të lënduarit në detyrë, raporton me shkrim tek shefi i sektorit rreth gjendjes shëndetësore të tyre.
  • Do t’i përgjigjet thirrjes në planet operative të Njësisë Speciale (në testimet fizike dhe në rastet e gjuajtjes-trajnimit në poligon), operacione të neutralizimit të materieve eksplozive.
  • Kryen detyra tjera në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:

  • Të posedojë diplomën e shkollës së mesme për infermier.
  • Përvojë pune tri (3) vjeçare në fushën përkatëse (infermier/e e mjekësisë emergjente).
  • Të posedojë certifikatë (dëshmi) profesionale për dhënien e ndihmës së parë emergjente.
  • Aftësi profesionale të punojnë në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi të punojë në situatë emergjente.
  • Aftësi të punojë në ekip të shumëllojshëm.
  • Shkathtësi të mira ndërpersonale.
  • Të ketë shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë.
  • Patentë shofer valid dhe aftësi të ngasë veturën.
  • Njohuri të programeve të Microsoft Office: Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Project etj.

Kandidatët që aplikojnë për pozitat e stafit civil duhet t’i plotësojnë kriteret themelore si në vijim:

  1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. Të jetë i moshës 18-64 vjeçar;
  3. Të ketë të përfunduar shkollimin përkatës për pozitën që aplikon;
  4. Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  5. T’i plotësojë kriteret shtesë për atë pozitë;
  6. Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Formulari për aplikim;
  2. Deklarata (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit dhe pas nënshkrimit nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;
  3. Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës të notifikuar;
  4. Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
  5. Certifikata /ekstraktin e lindjes;
  6. Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
  7. Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  8. Një fotografi të formatit (5 x 5);
  9. Dokumentet nga pika e dhe f duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së shpalljes së konkursit.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Ligjin për Policinë Nr. 04/L-076, Kreu V, Neni 44 i këtij ligji, Udhëzimin Administrativ 02/2018 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, Kreu III, Neni 5 paragrafi 2/2.

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet. Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit).

Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Në fund të procesit përzgjedhës kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Informimi i kandidatëve lidhur me rezultatet të çdo faze të testimeve do të publikohet në ueb - faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com te rubrika mundësi e punësimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e shpalljes së konkursit në të përditshmet kosovare, duke filluar nga data 16.09.2019 deri me 30.09.2019.

Mënyra e aplikimit:

Formularët duhet t’i dorëzohen Sektorit për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Ksovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori i Rekrutimit dhe Seleksionimit, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit dhe Seleksionimit, DPP, Prishtinë, apo në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.:

038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali: 1751 dhe 038 245 184.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Expired

Share

Advertising