Log in
X

Company Name

Mercurius Consulting

Phone Number

Company Place

Prishtinë

Teknik Kontabiliteti

Teknik Kontabiliteti

Information

Publish Date

01.10.2019

End Date

13.10.2019

Categories

Kontabilitet

Job Places

Prishtinë

Job Description

POZITA:                            Teknik Kontabiliteti

REFERENCA:                     MC-017-19

QYTETI:                            Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit,jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Teknik Kontabiliteti. Ai ose ajo do të ndihmoj kontabilistët profesionistë duke mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e dokumentacionit kontabël.
  • Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
  • Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe atyre të arkëtueshme.
  • Të menaxhoj llogaritë bankare, procedimin e informatave dhe depozitave bankare.
  • Të krijoj faturat dhe t`u shpërndaj klientëve kur është nevoja.
  • Të regjistrojë dhe mirëmbajë regjistrin e mjeteve themelore.
  • Të përgatis raportet, regjistrat dhe shënimet e tjera relevante për departamentin e financave, auditorët e jashtëm dhe ATK-në.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë në Scaak, KAF ose të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar(gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office (Excel)apo softuerëve financiarë (përparësi).
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej te hënës deri të shtunën.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit,jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.10.2019. Kandidatët që për zgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Expired

Share

Advertising
Advertising
Facebook